SHBA/ Protesta të dhunshme për vrasjen e Tire Nichols, turma godet policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta në Times Square ishte një nga disa protesta që shpërtheu në të tilla përmasa, pas protestave të tjera në Union Square dhe Grand Central Terminal. Hawk Newsome, bashkëthemeluesi i Black Lives Matter of Greater New York, paralajmëroi në Union Square se mund të ndodhnin skena dhune dhe madje i ka drejtuar policisë pyetje retorike, të përcjellë nga mediat vendase dhe jo vetëm.

“A ishin paqësorë kur po shkelnin mbi kokën e vëllait Nichols, kur po e godisnin me shkop?A ishin paqësorë me Rodney King, a ishin paqësorë me George Floyd, Eric Garner?! Por ata duan që ne të jemi gjithmonë paqësorë,” tha aktivisti. “Unë nuk po ju them të dilni këtu dhe të egërsoni, por ne nuk do ta heqim kurrë dhunën nga tavolina f-king. Sepse kjo është gjuha e Amerikës'” tha ai.

Newsome më vonë shtoi: “Nuk mund të duroj të shoh një tjetër njeri me ngjyrë duke bërtitur dhe duke vuajtur. Nuk mund ta duroj” tha ai.

Turma njerëzish u panë duke marshuar teksa brohorisnin “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe “nuk duam polici raciste”. Rreth orës 22:00, oficerët e NYPD bllokuan disa protestues që të arrinin në autostradën West Side.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV