Veshjet popullore janë treguesit më të mirë të kulturës së një vendi. Në Shqipëri, fatmirërisht kemi shumë kostume të tilla, të ndara dhe sipas krahinave.
Gazetara e Euronews Ortenca Budlla, ka sjellë rastin e Vitore Lufit, një zonje e cila ruan me fanatizëm sot e kësaj ditë kostumet e vjetra popullore. Ajo thotë se veshjet që ka janë mbi 200 vjeçare. Sipas saj kërkesat për t’i blerë janë të mëdha, por ajo refuzon t’i shesë.
Gazetarja: Më thuaj pak ky është kostumi yt i nusërisë?
-Vitore Lufi: Ka shumë, se është i nënës së nënës, mbi 200 vjet është këmisha…këto janë edhe më vonë, por vitet tani nuk i di.
Zonja Vitore Lufi, i ruan me fanatizëm veshjet e zonës së saj. Madje dhe në përditshmëri edhe sot e kësaj dite, vazhdon të mos i heqë këto rroba nga trupi i saj.
“I kam shumë merak me i pasë…të mira, të mira për të veshur nusen i kam tre, më shumë jo. Të thjeshta kam… janë dëmtuar aty në raft duke i mbajtur”, tha Lufi.
Copat që ajo ka të ruajtua, janë mbi 200 vjecare. Të trashëgurara brez pas brezi. Nuk kanë qënë të paktë kërkesat për t’i blerë, por vlera e këtyra kostumeve, nuk ka çmim, për zonjën Vitore.
“Kanë ardhur me i ble, këto të vjetrat nuk i shes unë”, thotë ajo.
Kanë kaluar mbi 47 vite që nga dasma e saj. Kohët kanë ndryshuar, ashtu dhe preferencat për veshjet e nusërisë.
“A pranojnë nuset e reja me u vesh këtu? Po njëherë dhe tu thonë hajde mi hiq me vrap mi burrneshë”, tha ajo.
Vitoja ka vetëm një amanet për fëmijët e saj të mos ia hedhin kostumet.
“Vetëm të mos i shesin. Me shku dëm kështu vetë të shkojnë por jo t’i shpërdorojnë apo t’i shesin”, përfundoi Lufi.