Weston McKennie firmos me ekipin e Premier League, ja sa do të fitojë Juventusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Weston McKennie largohet nga Juventusi. Mesfushori amerikan nuk është thirrur për ndeshjen e shtëpisë ndaj Monzas, pasi, siç bëri të ditur Allegri në konferencën për shtypin, klubi i Juventusit ka arritur marrëveshje për transferimin e tij.

McKennie do ta vijojë sezonin në Premier League me fanellën e Leedsit, ku do të lëvizë me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, e cila do të bëhet detyrim kur të plotësohen disa kushte. Në përgjithësi, operacioni duhet të mbushë me 30 milionë euro arkat e Juventusit.

Titullar në ndeshjet e fundit si anësor i djathtë, McKennie mbërriti në Torino në verën e vitit 2021 nga Schalke 04, por ai kurrë nuk e ka bindur plotësisht Juven.

Siç shpjegoi Allegri, shitja e McKennie-t nuk nënkupton një rikthim në merkato nga klubi i Juventusit. Trajneri nga Livorno mund të ndryshojë modulin e lojës duke qenë se vetëm Cuadrado, De Sciglio dhe Soulè mbeten në dispozicion të tij në krahun e djathtë.

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera...

Horoskopi i ditës, 18 Prill 2024

     Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni reagime të tepruara...

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut. Lojën...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Lajme të tjera

Web TV