Dhunoi policin pasi i hoqi patentën, pranga agresorit në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 48-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi ka dhunuar me grusht një efektiv policie. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, efektivi i Policisë ka konstatuar se 48-vjeçari nuk kishte kryer kontrollin teknik të automjetit dhe pas kësaj ka vendosur t’i tërheqë patentën. Ky ka qenë dhe motivi i kësaj ngjarjeje, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin dhe autori tashmë do të përballet me drejtësinë.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij”, njofton policia

Të fundit

Kthehet në Egjipt statuja e vjedhur e Ramses II

Një statujë 3,400-vjeçare që përshkruan kokën e Ramesses II është kthyer nga Zvicra në Egjipt pasi u vodh dhe...

Bllokohen më shumë se 100 balena në Australi, ekspertët thonë se mund të eutanizohen

Ekspertët po nxitojnë për të shpëtuar rreth 140 balena që u bllokuan në ujërat e cekëta të një grykëderdhjeje në shtetin jugor australian të...

Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën...

Pensionet në rrezik? Ekspertët ngrenë alarmin: Për një pensionist sot kontribuon vetëm…

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve. Nëse në vitin 2015, për të mbuluar...

Përplasje në Parlamentin grek/ Deputeti zbardh detajet, mohon të ketë goditur kolegun

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar incidentin me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë në Parlament, ku pas një...

Lajme të tjera

Web TV