EMRAT/ Këta janë dy vëllezërit që u plagosën me thikë në Burrel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardit 22 vjeç dhe Kristin Hysa 19 vjeç janë dy vëllezërit që u plagosën me thikë nga disa persona në Mat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në qytetin e Burrelit, më konkretisht në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Koliqit”. Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”,  në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë. Deri tani është identifikuar vetëm njeri prej personave të dyshuar për të cilin policia është duke kërkuar për kapjen dhe arrestimin e tij.

Të fundit

Irani paralajmëron SHBA-në: Trump bixhozxhiu! Ju e nisët luftën, ne do e përfundojmë

Irani sapo ka lëshuar një paralajmërim tjetër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thuhet se SHBA-të do të...

Si mund të kundërpërgjigjet Irani

Nga Colin P. Clarke* Pas më shumë se një jave bombardimesh izraelite ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu në konflikt, duke goditur objektet...

“Kupola e Artë”, projekti herkulian dhe i pasigurt

France-Presse “Kupola e Artë”, mburoja anti-raketore e dëshiruar nga Donald Trump për të shenjtëruar territorin amerikan, përbën një projekt herkulian në nivelin teknologjik dhe financiar,...

Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar...

“Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria amerikane po përpiqet të qetësojë frikën për një shpërthim të gjerë në rajon. Zëvendëspresidenti...

Lajme të tjera

Web TV