Eksperti i gjuhës jo verbale Ksenofon Ilia i ftuar në Fun Club Big Brother VIP shpjegoi se çfarë tregon gjuha e trupit e Teas kundrejt Luizit.
Ai shprehet se Tea ka një pëlqim për Luizin, bazuar në veprimet e saj, ndërsa lë të hapur diskutimin se ditët do e tregojnë nëse kjo është lojë nga ana e saj apo tërheqje e sinqertë, pasi artisti është një prej konkurrentëve më të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ksenofon Ilia: Po të shikoni sytë e vajzës shkëlqejnë dhe zmadhohen në mënyrë të atillë duke i dhënë pëlqyeshmërinë e saj djalit. Në fotografi shprehet hapur, hapja e krahëve tregon një shfaqje të hapur pëlqimi, sytë, buzëqeshja, bebëzat tregojnë se ka një pëlqim të hapur të pa bërtitur, me gjuhën e trupit tregon se ka pëlqim. Ajo e bën me nën vetëdije dhe e shfaq atë, shikimi i saj është i çiltër, e shikon në dritë të syrit. Luan apo nuk luan do e shikojmë më vonë. Kur kemi dy njerëz të dashuruar ata mjaftojnë dhe ecin me të njëjtin ritëm, mund të kemi dhe qasje të atij ndaj saj. Përkulja e qafës në njërin krah tregon përulësi. Dora në xhep, nëse është bërë jashtë fotoja, mund të jetë ftohtë, njerëzit kur i kanë duart në xhep tregojnë se nuk duan të flasin shumë, në këtë kuadër duhet parë se si dhe kur në ç’ rrethana i bëjnë këto veprime, nuk mund të gjykojmë vetëm me një foto.