Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë nxitur dialogun për Serbinë dhe Kosovën duke u kërkuar që të punojnë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
Në kuadër të kësaj, palët e përfshira në dialog kanë shpalosur pretendimet e tyre, mes të cilave dhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ashtu sikurse edhe u bë me dije nga vetë Kurti, kryeministri i Kosovës nuk do të jetë i ftuar në këtë takim, çka edhe e komentoi dy ditë më parë.
Që në krye të herës, Kurti ka qenë kundër themelimit të Asociacionit duke e cilësuar si një akt i cili kërkohet më shumë seç duhet.
Kurti vazhdon t’i qëndrojë të njëjtit argument sa i takon asociacionit. Por sipas Kurtit në dallim nga Plani i Ahtisaarit, është se me marrëveshjen e asociacionit kërkohet më tepër ose diçka tjetër.