Policia “ua mbledh” keq shoferëve/ Ndëshkon 461 drejtues mjetesh, 19 vihen në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona gjatë javës që lamë pas, kjo pasi është shtuar numri i drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë në gjendje të dehur në rruge dhe mund të bëhen burim aksidenti.

Gjithashtu, përveç numrit të shtuar të drejtuesve të dehur në mjet, policia ka pezulluar një numër të konsiderueshëm lejesh drejtimi, pasi drejtuesit kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

34 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 461 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

378 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 208 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.

 

Të fundit

“Në 14 Maj ndryshimi do bëhet fakt i kryer”/ Meta: Bizneset e vogla nuk do paguajnë taksa

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me bizneset e vogla dhe të mesme. Në një...

Rrëmbimi dhe vrasja Jan Prengës/ Burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdilit

Festim Bexhdili, ish kopshtar i Kompleksit ‘Golden’ do të mbetet në burg përjetë. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...

Mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës ka lidhje

Nga Frrok Cupi Cilat janë lidhjet mes tyre? Janë disa, disa minore e disa thuajse njësoj mes të ‘madhit’ e të ‘voglit’. Lidhja kryesore, se Putin...

E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re ylli i TikTok-ut, dyshohet se…

Vdes në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe nëna e dy fëmijëve, Jehane Thomas. Thomas vdiq tragjikisht të premten dhe lajmi vjen pak ditë pasi...

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King” , lirohet nga burgu Marson Murataj

Elton Qyno Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit më parë për prezencën e...

Lajme të tjera

Web TV