Raporti i maturës, Kushi: Adimistrimi i provimeve ka dështuar, do monitorohet me kamera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen në pallate sporti, auditore universitetesh apo të tjera mjedise të mëdha.  Masa është marrë  për të siguruar mirëadministrimin e procesit.  Analiza e  maturës shtetërore nxorri në pah fiktivitet të lartë notash në gjimnaze ndërsa ministrja e Arsimit  Evis Kushi  deklaroi  se në disa Qarqe  administrimi i provimeve ka dështuar.

Në gjimnaze ka fiktivitet të lartë notash.  Në gjuhë shqipe  – letërsi dhe matematikë maturantët kanë diferencë  tre deri në katër nota  mes vlerësimit vjetor dhe  provimeve të maturës. Kjo ka dalë në hap  nga analiza e maturës shtetërore.    Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Aurora Balliu tregoi Qarqet më problematike

Kjo sipas ministres së Arsimit Evis Kushi  tregon gjithashtu se  administrimi i provimeve të maturës ka dështuar.

Prandaj këtë vit maturantët do ti nënshtrohen testeve në pallate sporti, auditore universitetesh e të tjera hapësira të mëdha  të cilat do të monitorohen me kamera.

Për herë të parë këtë vit për maturantët me aftësi ndryshe do të hartohet një test i veçantë. Ndërsa ata që  zgjedhin të ndjekin studimet e larta   për mjekësi të përgjithshme do të  japin dhe një provim shtesë.  Nga analiza e maturës  rezultoi se lëndët më të pëqlyra janë  biologjia, ekonomika dhe filozofia.   Edhe këtë vit  doli në pah se  maturantët kanë mangësi në gjuhë shqipe letërsi dhe matematikë dhe njohuri më të mira në  gjuhë të huaj.

Të fundit

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Lajme të tjera

Web TV