Frrok Çupi: Një anëtare e KQZ është kërcënuar nga ish-deputetja e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Frrok Çupi, dyshes Berisha-Meta u ka mbaruar “vaji i kandilit” dhe nuk kanë asnjë kapacitet për t’i shkaktuar “trauma vendit”. I pranishëm në studion e “Tirana Live” në ABCNEWS,  Çupi u shpreh se ata po tentojnë të dalin nga demokracia e ligjit dhe në vend të kësaj po përdorin presionin e forcës për të arritur kërkesat e tyre.

“E tëra po ndodh që është në pyetje demokracia, Berisha dhe Meta e kanë mbaruar vajin e kandilit. Nuk kanë kapacitet për ti shkaktuar trauma vendit, as për të shkatërruar marrëdhëniet me SHBA, por problemi vjen këtu, është se këta po tentojnë të dalin nga demokracia e ligjit dhe po tentojnë që ta nxjerin nga demokracia moderne dhe ta çojnë te demokracia parapolitike. Ligjin këta e konsiderojnë shkaktar të konfliktit, gjë që është e kundërta. E tentojnë demokracinë të importuar, e tentojnë përmes mënyrave të fiseve. Ajo që po ndodh mes nesh, është një gjë që nuk na jep shumë krenari. Ne kërkojmë demokracinë të importuar, por nuk e pranojmë kur vjen”, tha ai.

Ai denoncoi se ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërcënuar një anëtare të KQZ-së sa i takon njohjes së grupimit të Berishës si PD zyrtare, në kohën kur deri tani Enkelejd Alibeaj njihet nga KQZ-ja si kreu i PD-së.

“Mos luaj me zjarrin! Një anëtare e KQZ-së është kërcënuar nga ish-deputetja e PD, Hajdari më duket”, tha ai.

Sipas tij, “mazhroanca ndodhet krejt e qete, që u thotë bëni çfarë  të doni. Amerika të njëjtin rol po luan”, theksoi Çupi. Ai shtoi se mazhoranca është fituese në çdo drejtim kundrejt opozitës pasi ka përdorur një dorë të butë, por me qeverisje të fortë.

Lexo edhe :  Kosova si Saliu

“Si mund të besoj një popull tek njerëzit që nuk vlejnë as për tu dëgjuar në parlament. Në këtë rast, mazhoranca ka fituar edhe supermacinë morale, jo vetëm supermacinë e numrave.  Këtë e ka arritur duke përdorur dorën e butë dhe qeverisjen e fortë”, tha ai.

 

Të fundit

Vetmia mbaroi! Këto shenja horoskopi do të gjejnë gjysmën tjetër në qershor

Vera erdhi, temperaturat po rriten, humori bëhet më i lehtë dhe nevoja për dashuri fillon të stimulohet shumë më...

1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit....

Gjykata lë në burg Belerin/ Reagon Ministria e Jashtme Greke: E jashtëligjshme

Ministria e Jashtme greke ka dalë në një deklaratë për shtyp për çështjen Beleri. Në këtë deklaratë theksohet se, “Refuzimi i sotëm i ankesës kundër...

Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin: Marrëdhënia është shumë e mirë

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do i bashkojë gjithnjë një dashuri...

Si do të aplikohet rritja e pagave?/ Ibrahimaj sqaron skemën

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, doli pak më parë në një deklaratë për mediat, ku shpjegoi reformën e pagave. Ibrahimaj tha se...

Lajme të tjera

Web TV