Interpelanca/ Çështja “MecGonigal”, Rama nis përballjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet që të enjten të përballet në Parlament në një iterpelancë të jashtëzakonshme në lidhje me çështjen McGonigal. Rama do thyejë heshtjen për të treguar katër takimet me ish-kreun e Kundrazbulimit të FBI, i arrestuar në SHBA për korrupsionin dhe lidhje me oligarkët rusë.

Të enjten e kaluar seanca plenare u mbyll për shkak të “protestës” që Sali Berisha bëri tek foltorja pikërisht për të vendosur në rend dite çështjen e ish zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Por dje, Konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Krahas kësaj, konferenca miratoi kalendarin dhe programin e punimeve të Kuvendit. Sali Berisha nuk do të jetë në këtë seancë plenare nëse mblidhet ditën e enjte për këtë çështje pasi deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka është përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Fakti që Parlamenti ka vendosur të fusë në rend dite interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, duke e është një kërkesë e këtij të fundit për të mos “humbur kohë” dhe ti përgjigjet akuzave të nisura në drejtim të tij. Megjithatë mungesa e Berishës në Parlament duket se do ia bëjë disi më të thjesht përballjen. Arrestimi i ish-kreut të Kudrazbulimit në FBI Charls McGonigal si i dyshuar për lidhje me oligarku rusë, por edhe i përfshirë në një aferë të dyshimtë me Shqipërinë, ka takuar të paktën katër herë kreun e qeverisë shqiptare. Asnjë nga këto takime ai nuk i ka deklaruar, ndërsa mbetet skandal dhe njëkohësisht mister se fill pas takimit me Ramën McGonigal paguhet 225 mijë dollarë nga Agron Neza, një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar i cili ishte i pranishëm bashkë me Dorian Duçkën në takimin që shefi i FBI-së pati me Ramën. Opozita gjithashtu e akuzon kreun e qeverisë shqiptare se duke iu referuar hetimeve të deritanishme në SHBA, dyshohet se Rama ka përdorur McGonigal për të goditur opozitën, pasi i ka dorëzuar dokumente për të konsideruar lobimin e Bashës në SHBA për të takuar presidentin Trump si të finacuar nga para ruse.

Lexo edhe :  Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Reagimi i Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI, për skandalin e McGonigal. Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku tha se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës. Berisha shprehu bindjen se kryeministrin nuk e mbron dot më askush dhe i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqje. “Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza. Atë nuk e mbron dot më askush! Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur”, shkruan Berisha.

Incidenti në seancë

Të hënën e kaluar, kreu i PD, Sali Berisha bllokoi foltoren e Parlamentit, duke akuzuar mazhorancën se po tenton t’u mohojë fjalën deputetëve të opozitës: “Për shkak të një personi që ka inkriminuar veten nga këmbët te koka, parlamenti funksionon kundër parimeve të një vendi të lirë. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën kushtetuese. Ky parlament është shndërruar në funksion të një njeriu, i cili ka argument të vetëm sharjen si ordiner”. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i kërkoi Berishës të ulej, pasi i kishte përfunduar fjala, por kreu demokrat vijoi të fliste, madje pranë tij në foltore shkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës. Kjo bëri që Nikolla të ndërpriste seancën. Deputetët e opozitës kishin kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë, ndërsa një kërkesë e bërë më herët gjatë ditës për ndryshimin e rendit të ditës për të mbajtur një mocion me debat për çështjen McGonigal, u rrëzua me votë nga mazhoranca. Pas tensioneve në Kuvend, Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së u përjashtuan me 10 ditë.

 

Të fundit

Ndihmë për fëmijët në luftë, në ankand posteri i “Barbie” dhe skenari “Love Actually”

Një poster “Barbie” i nënshkruar nga Margot Robbie dhe skenari origjinal i filmit “Love Actually” po shiten në ankand...

Për herë parë në historinë e Serie A, sfida Inter-Torino do të gjykohet nga arbitre femra

Për herë të parë në historinë e Serie A, në ndeshjen e së dielës mes Inter dhe Torinos ndeshja do të gjykohet nga një...

“Shihi mbeturinat”/ Debat te Ferma Vip, Mariana dhe Valeri akuza ndaj njëri-tjetrit

Dita ka nisur me një debat të zjarrtë në ‘Ferma Vip’, ku Valeri, Mariana dhe Xhesika u përfshin në një debat për punët e...

Kërkon të betohet si kryebashkiak, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14...

Nga koalicionet te listat e hapura, Rithemelimi shpalos propozimet për Reformën Zgjedhore

Rithemelimi ka dalë sot me një qëndrim publik në lidhje me pikat kyçe të propozuara prej saj për kodin e ri zgjedhor. Nënkryetari i Rithemelimit,...

Lajme të tjera

Web TV