Moti për sot/ Dita nis me kthjellime dhe ulje temperaturash, por çfarë sjell pasditja?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit.

Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ku në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere.

Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtim permanent verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushte e motit edhe në republikën e Kosovës ku ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante. Për sa i përket motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.

Të fundit

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së...

Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e...

Mbi 128,000 besimtarë nderojnë Papën, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur deri në 7 pasdite

Sipas të dhënave nga Salla e Shtypit e Vatikanit, deri këtë mëngjes, mbi 128,000 besimtarë kanë kaluar për të nderuar arkivolin e Papës Françesku. Pjesëmarrja...

“Vota juaj ka peshë”/ Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa!

Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo falenderoi ata...

Dita e fundit e homazheve për Papa Frençeskun, ja kush pritet të mbërrijë në Vatikan

Bazilika e Shën Pjetrit u rihap sërish mëngjesin e sotëm për të lejuar besimtarët që duan t’i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Fluksi vazhdoi...

Lajme të tjera

Web TV