Parlamenti Evropian mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një draft-raport të Parlamentit Evropian që është përpiluar më 25 janar të këtij viti dhe që ka të bëjë me Kosovën, është mirëpritur aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë raport po ashtu mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e cila pritet të hyjë në fuqi më së largu në fillimi të janarit të vitit 2024, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ofrohet edhe mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në planin e saj për t’u bashkuar me programin e NATO-s Partneriteti për Paqe.

Më poshtë i gjeni disa nga pikat në të cilat ofrohet mbështetje për angazhimin dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

Mirëpritet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE, e cila reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe një zgjedhje të qartë strategjike gjeopolitike;

Mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës;

Kërkohet nga shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran ta bëjnë një gjë të tillë;

Merret parasysh periudha e stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe inkurajohet Kosova që të bëjë përpjekje të mëtejshme për të adresuar sfidat në rrugën e saj evropiane;

Theksohet fakti se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga progresi për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë;

Përgëzohet përafrimi i vazhdueshëm i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht në dënimin e saj të fortë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe në zbatimin e masave kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë;

Ritheksohet mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin e saj për t’u bashkuar me programin e NATO-s Partneriteti për Paqe;

Lexo edhe :  Olsian Çela raporton për vitin 2023 në KLP/ Vit sfidues prej hartës së re gjyqësore!

Tutje, në këtë raport përmenden edhe të arriturat dhe ngecjet që kanë të bëjnë me liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, reformat socio-ekonomike, energjinë, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Përpiluese e këtij draft raporti është Viola von Cramon-Taubadel, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kujtojmë se më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa me 15 dhjetor të po të njëjtit vit, e ka dorëzuar aplikimin edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

Pas një procesi të stërzgjatur, Kosovës më në fund i është dhënë drita e jeshile për heqjen e regjimit të vizave. Qytetarët e saj presin që të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen nga fillimi i muajit janar të vitit 2024./klankosova.tv

Të fundit

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Lajme të tjera

Web TV