Trajneri më i ri në Evropë, ekipi francez paguan gjobën e majme sa herë që ai i drejton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë sezon të Ligue 1 në Francë, skuadra e Reims aty ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është duke zhvilluar një paraqitje pozitive teksa aktualisht është në kuotën e 12 ndeshjeve pa humbje. Forma e mirë u reflektua edhe në sfidën e fundit të kampionatit, atë ndaj PSG ku dolën të pamposhtur nga përballja me kryeqytetasit me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1.

Një meritë të madhe për rezultatatet pozitive të Reims padyshim ka edhe trajneri Will Still, i cili sapo ka mbushur 30-vjecc. Ai në fakt, ende nuk zotëron një licencë profesionale dhe profesionin e trajningut e ka nisur prej pasionit për lojën Football Manager. Por, ky fakt i sjell një dëm prej 22.000 paundësh klubit të Reims sa herë Still drejton skuadrën në vijën anësore të fushës.

Gjithsesi, duke parë suksesin e skuadrës që këtë sezon renditet në vendin e 11-të me 26 pikë, duket se drejtuesit e kanë vendosur të mos ndryshojnë taktikë dhe të vijojnë të paguajnë gjobat vetëm për të vendosur në plan të parë rezultatet e ekipit në fushë.

Të fundit

VIDEO/ Monika Kryemadhi “e djeg” me të rinjtë e Partisë së Lirisë

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë dje në një aktivitet me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ajo është mjaft popullore...

170 ditë në protestë/ Kërcënojnë banorët e Bërxullës: Do shkojmë deri në vetëflijim

Në studion e FaxNews ka qenë të ftuar Bihane Basha dhe Dashamir Voci, banorë të Bërxullës,për të diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë në...

Rama jep lajmin e mirë: Nga 20 Prilli pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që e ka...

14 Maji/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, zbardhen emrat e deputetëve në takim

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë. Sipas gazetares së Klan News, takimi do të zhvillohet në zyrat e reja të...

Pranvera mbërrin! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Pranvera po vjen! Në orën 22:24 më 20 mars ndodh ekuinoksi, ngjarja astronomike gjatë së cilës rrezet e diellit janë pingul me boshtin e rrotullimit...

Lajme të tjera

Web TV