Agron Duka zbulon ‘formulën’, ja si do i fitojë opozita zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka treguar “formulën” se si opozita të fitojë zgjedhjet e 14 majit.

Duka theksoi se opozita duhet bashkuar rreth kandidatit të saj per kryebashkiak, e jo të qëndrojë e ndarë në dy grupe.

Në një intervistë për Panorama Tv, Duka shtoi më tej se opozita duhet të fitojë të paktën 20.

“Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën”, u shpreh Duka.

Pyetje: Jemi përballë një mazhorancë që nuk po tundet, a mos duhet ngritur zëri, çfarë sugjeroni ju për protesta?

Agron Duka: Protestat kanë pozitivitet, bashkon opozitën kur kanë një temë të caktuar, por nuk mendoj se mund të vish në pushtet përmes protestave. Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën.

Mazhoranca ka administratën në gjithë Shqipërinë, ekonomikisht janë shumë më të fuqishëm. Nëse nuk japim kontribut maksimal. Nëse bashkohemi rreth Berishës nuk bëhet, nëse bashkohemi rreth Alibeajt nuk bëhet. Duhet të bashkohemi rreth kandidatit. Ne do mbështesim Igli Carën sepse gëzon mbështetje në komunitet, nuk ka lidhje me non gratat.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 14 majit/ KAS shqyrton ankimin e PD-së

Pyetje: Kush mendoni se është PD?

Agron Duka: Kur nuk e gjejnë dot ata do e gjej unë. Pesha elektorale është e Berishës. Nëse do isha jurist është evidente dhe e dukshme për të përcaktuar se kush është PD-ja. Mua më duket sikur kjo vonohet qëllimisht për të mbajtur këto grupe të ndarë. Unë mendoj se kush do të japë kontribut të bashkohet rreth kandidatit. Vetëm kështu mund të kapim ndonjë bashki të madhe.

 

Të fundit

Rama jep lajmin e mirë: Nga 20 Prilli pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi...

14 Maji/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, zbardhen emrat e deputetëve në takim

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë. Sipas gazetares së Klan News, takimi do të zhvillohet në zyrat e reja të...

Pranvera mbërrin! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Pranvera po vjen! Në orën 22:24 më 20 mars ndodh ekuinoksi, ngjarja astronomike gjatë së cilës rrezet e diellit janë pingul me boshtin e rrotullimit...

VIDEO/ Po jepte parashikimin e motit, meterologes i bie të fikët gjatë transmetimit live

Alissa Carlson ishte gati të jepte parashikimin e saj të motit në CBS Los Angeles kur u rrëzua para kamerave. Gjatë transmetimit të mëngjesit të së shtunës,...

E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë...

Lajme të tjera

Web TV