Harta e re gjyqësore, juristi: E pasaktë, sjell më shumë kosto për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar në studion e Abc News ku foli për hartën e re gjyqësore, të cilën e konsideroi si të pasaktë. Siç theksoi juristi, mbyllja e disa gjykatave do të shtojë më shumë fluksin e dosjeve për shkak se një gjyqtar mund të trajtojë të paktën deri në katër çështje në ditë.

“Studimi është bazuar në të dhëna të pasakta sepse numri i çështjeve në gjykatë është 120 mijë dhe jo 32 mijë. Së dyti, numri i gjyqtarëve është tepër i vogël për ta përballuar. Mendoj se është një zgjidhje për shkak se gjykatat mbeten pa gjyqtarë dhe të për thënë se kemi një gjykatë funksionale apeli, hajde bëjmë një apel të përbashkët.”, tha ai.

Sipas tij, kjo përkthehet gjithashtu dhe në kosto më të lartë financiare për qytetarët. “Si t’ia bëjë viktima e dhunës në familje, dëshmitari, eksperti. Duhet të vijë nga Konispoli apo Vermoshi? Të udhëtojnë disa orë, të mbarojnë pasdite. Nuk do të kenë kohë të kthehen”, tha ai duke shtuar më tej:

“Kemi masat e sigurisë. Kemi nurmin më të lartë për njerëzit me burgim të përjetshëm që do të thotë një person i tillë kërkon plan masash për të lëvizur. Imagjino që në ditë do të shkojnë deri në 200 veta në gjykatë për masa sigurie. 100 çështje të kësaj natyre duan të paktën 7-10 gjyqtarë. Problemi tjetër që kam ngritur është pse të kemi 25 gjyqtarë por 200.“, tha ai.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV