Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mjetet e reja do i shërbejnë shumë stacionit Zjarrfikës të Njësisë 4, pasi mbulon edhe zonat periferike dhe rurale të qytetit.

“Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha. Me mjetet e reja dhe me ndërtesën e re puna bëhet më kollaj. Kemi kaluar disa sfida bashkë, si tërmeti dhe pandemia, por më kujtohen edhe vitet tona të para, kur punuam bashkë për të shmangur përmbytjet. Dje ishim te Lumi i Tiranës dhe shumë njerëz e kanë harruar sa kohë kalonin zjarrfikësit, duke nxjerrë ujin me pompa nga shtëpitë e përmbytura. Mos na dhëntë zoti sfida, por nëse na jep, jemi shumë më të përgatitur. Kjo falë edhe miqve shumë bujarë që kemi nga Japonia”, tha Veliaj.

Ai tha se stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës, prandaj mjetet ‘katër herë katër’ janë të nevojshme për të kryer shërbimin e duhur për qytetarët.

“Ajo që kemi mësuar nga miqtë tanë japonezë, është fokusi te jeta. Aseti më i madh i qytetit janë qytetarët. Qytet pa zjarrfikës kemi pasur edhe më përpara, por qytet pa njerëz nuk kemi pasur. Bashkëpunimi me Japoninë, kjo dhuratë bujare, që besoj se është vetëm fillimi, na dëshmon se miqtë njihen në ditë të vështira. Kur punët janë mirë, kur kemi festa, të gjithë duan bileta. Asnjë nuk kërkon biletë kur ka përmbytje, kur ka zjarr, kur ka tërmet dhe pandemi. Se në atë lloj shfaqje mendojnë se do merren vetëm ata që do rrezikojnë jetën. Edhe në ato lloj ditësh na duhen miqtë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Prestigjozja amerikane artikull Beratit, një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023

Ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki falenderoi kreun e Bashkisë për mbështetjen që Tirana i ka dhënë aktiviteteve japoneze gjatë gjithë kësaj kohe. “Kryetari është mbështetës i fortë i aktiviteteve tona në Shqipëri. Jam shumë i nderuar që sot ne ju sigurojmë dy mjete zjarrfikëse. Kjo është hera e parë që sjellim mjete të tilla direkt nga Japonia në Shqipëri. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë të mbështesim zjarrfikësit dhe nivelin e jetës në bashkinë tuaj dhe bashkitë e tjera në Shqipëri. Faleminderit shumë kryetar që e pranuat mbështetjen tonë”, tha ai.

Të fundit

Rama jep lajmin e mirë: Nga 20 Prilli pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi...

14 Maji/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, zbardhen emrat e deputetëve në takim

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë. Sipas gazetares së Klan News, takimi do të zhvillohet në zyrat e reja të...

Pranvera mbërrin! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Pranvera po vjen! Në orën 22:24 më 20 mars ndodh ekuinoksi, ngjarja astronomike gjatë së cilës rrezet e diellit janë pingul me boshtin e rrotullimit...

VIDEO/ Po jepte parashikimin e motit, meterologes i bie të fikët gjatë transmetimit live

Alissa Carlson ishte gati të jepte parashikimin e saj të motit në CBS Los Angeles kur u rrëzua para kamerave. Gjatë transmetimit të mëngjesit të së shtunës,...

E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë...

Lajme të tjera

Web TV