“Jemi me Luanin” në vend të “Jepet me qira”/ “Luiz-mania” ‘infekton’ edhe biznesin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli, banori ‘fenomen’ i Big Brother Vip, është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura dhe më të komentuara të momentit.

Në një kohë shumë të shkurtë, Luizi ka fituar dashurinë  e publikut ku vetëm në TikTok emri i tij ka miliona klikime.

Por përveçse një personazh i ndjekur, Luizi është kthyer edhe në një ‘model’ për shumë të rinj që mundohen ta kopjojnë.

Ndikimi i Luizit shkon deri aty sa djemtë ka nisur të frymëzohen nga stili i tij dhe të ndryshojnë ‘look-un’ e tyre, për t’i ngjarë Luizit.

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkullonte video e një të riu, i cili kish vendosur të ndryshonte dhe stilin e flokëve duke i lyer si Luizi.

Ndërsa nuk kanë munguar dhe këngët kushtuar shkodranit.

Këtu mund të përmendim këngën e Besar Mulaj, me titullin “Ty Luiz të do e gjithë Shqipëria”, e cila tashmë numëron mbi 93 mijë klikime.

Po ashtu nuk kanë munguar dhe dronët nga qytetarët mbi shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Për të mos folur pastaj për rrugët dhe lokalet e zbrazura të kryeqytetit ccdo të mart dhe të shtunë të Big Brothet Prime.

Por çmenduria për Luizin duket se ka të sosur. Posterat në mbështetje të tij, i gjen edhe në dyqanet që jepen me qira. Jemi me Luanin, krahas një rental car, është panorama tjetër, që ka arritur të krijojë “ Luiz Mania”.

 

 

Të fundit

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve...

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola. Përmes një postimi në...

Frikë nga Davidi lakuriq

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli  … Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse...

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu...

Pas Korçës, dorëhiqen kandidatët e Alibeajt në Lezhë, Kurbin e Librazhd

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV