“Media e pavarur jetike për rrugën drejt BE-së”/ Yuri Kim dënon sulmet ndaj gazetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar për incidentet më të fundit ndaj gazetarëve.

Ajo ka përsëritur mbështetjen e SHBA për një media të pavarur dhe të lirë.

Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore, gjithashtu kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar llogari.

Njoftimi i Ambasadës së ShBA

Ambasadorja Yuri Kim u takua me z. Aleksandër Çipa, kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, për të përsëritur mbështetjen e SHBA për një media të pavarur dhe të lirë, e cila është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE-së. Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore. Ajo shprehu shqetësimin për sulmet dhe kërcënimet e fundit kundër gazetarëve dhe kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar llogari. Kërcënimet dhe sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënime kundër demokracisë.

 

Të fundit

Talenti 10-vjeçar bëhet pjesë e orkestrës së ushtrisë, performon për 1 qershorin

Në koncertin e Orkestrës së Forcave të Armatosura mbrëmjen e sotme do të ketë një instrumentist të veçantë. Ai është 10 vjeç...

Euro prek një tjetër “fund”/ Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik

Në rënie edhe Dollari amerikan Euro ka zbritur për herë të parë nën nivelin e 110 Lekëve. Këtë të enjte sipas kursit zyrtar të Bankës...

Humbi të dy prindërit njëkohësisht/ Gazetarja mes lotësh: Të paktën ikën të lumtur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur e Top Channel, Alma Demiraj. Ajo bëri daljen e parë televizive...

Shkrirja e ASA/ Fuga:Buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ditën e sotme rreth ‘vulosjes’ së vendimit për shkrirjen e  Akademisë së Albanologjisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,...

10 kryeqytetet europiane me ushqimin më të mirë, Tirana në vend të 4

Kur mendojmë për pushimet të gjithëve na vijnë në mendje perceptime të ndryshme. Disa duan të pushojnë në plazh me një pije në dorë, disa...

Lajme të tjera

Web TV