“O sot o kurrë!”/ Berisha porosit demokratët për 11 shkurtin: S’dua dështim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porosi të qarta për protestën e 11 shkurtit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se nuk pranon dështim nga ajo protestë dhe se kërkon revolucion për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

U ndala në këtë analizë, se sa herë që ta trajtosh, gjithnjë e më e zezë del. Por a përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës? Jo! Një gjë duhet t’ju them ju. Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën! Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri. Vazhdon dhe beson se do ia dalë me produktet e krijuara me McGonigal-in. Dhe jo vetëm me të. Faktikisht edhe me McGonigal-in me fustan. Duhet t’i themi gjërat se zonja njeh Alibashën publikisht si kryetar. Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti.

 

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV