Porti tregtar në Porto Romano, Rama: Projekt strategjik për vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një projekt strategjik për vendin por edhe rajonin e Europës juglindore” – kështu e konsideroi kreu i qeverisë Edi Rama, projektin për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Në prezantimin me përfaqësues të rreth 40 kompanive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, Rama tha se projekti ka ngjallur mjaft interes.

“Ju siguroj që ne jemi shumë të vetëdijshëm qoftë për paragjykimet me të cilat duhet të përballemi kur është fjala për të hapur ekonominë tonë dhe për të hapur dyert dhe dritaret që të gjithë ata që duan të përfshihen t’i gëzojnë këto mundësi. Dua t ju siguroj se në provën e fakteve do mund ta shihni në vetë të parë, pse i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitetin për të patur procese transparente dhe në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë me kaq shumë zë që janë merita mbi bazën e konkurencës. Për ne ky është një proces i shtrirë në kohë. Vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë bujare me ne dhe 3 dekade përpjekje për një Shqipëri demokratike, moderne.

Eksperienca nuk është në anën tonë, ndaj i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare, sic eshte kompania holandeze, që po punon me seriozitet korrektesë, kapacitet teknik dhe talent për t’u admiruar. Sigurisht nuk po punojnë falas, holandezët janë sa të zotë edhe të shtrenjtë. Nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë fitues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin.

Besoj që kompania është një nga arsyet, që keni ardhur këtu me besim. Dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu. Edhe pse në fund vetëm një kompani do fitojë kjo do të ndodhë si rezultat I një procesi që do ju bëjë të riktheheni me shumë më tepër siguri e respekt. Jemi të vetëdijshëm që për ta bërë Shqipërinë vendin që meritojnë fëmijët tanë, kemi nevojë për partner të duhur.” -u shpreh Rama.

Të fundit

U la jashtë zgjedhjeve nga KAS/ Berisha merr vendimin urgjent, zbardhet DOKUMENTI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për të lënë jashtë zgjedhje lokale të 14...

Begaj pret Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher. Duke evidentuar...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes duhet të nisë menjëherë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë...

Këlliçi: 30% e administratës së Bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë

Kandidati i PD, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zbuluar një nga objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës. Këlliçi...

Dita Botërore e Shëndetit Dentar/ Manastirliu: Zgjerojmë investimet me kabinete të reja

Në Ditën Botërore të Shëndetit Dentar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit dentar përmes Njësisë së...

Lajme të tjera

Web TV