Rama: 1000 aplikantë për Programin e Kodimit, punë të mirëpaguara në tregun e brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se kanë aplikuar 1000 persona për Programin e ri të Kodimit, teksa bën thirrje për aplikime të mëtejshme për të gjithë ata që duan punë të mirëpaguara në tregun e brendshëm dhe të jashtëm pa lëvizur nga shtëpia.

Mirëmëngjesi dhe me 1000 aplikantët e parë për Programin e ri të Kodimit, duke i ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të aftësohen për punë të mirëpaguara, në tregun e brendshëm apo të jashtëm pa lëvizur nga shtëpia, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Programi i Kodimit do t’u japë mundësi të rinjve të talentuar dhe të sapo dalë nga bankat e shkollave, të kenë mundësi për paga më të larta dhe rritje profesionale. Programi mund të gjendet lehtësisht në e-Albania dhe nga 23 janari është i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit.

Programi i Kodimit, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, do të zbatohet për herë të parë dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë të grup-moshës 16-35 vjeç që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët.

Në këtë proces, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit do të jetë zbatuesja nëpërmjet strukturave të saj në bashkëpunim me institucionet e formimit profesional do të ketë një rol të rëndësishëm. Për ta lehtësuar këtë proces, aplikimi, që do të bëhet në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë vitit.

Të fundit

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Lajme të tjera

Web TV