14 maji/ Celibashi: PD e Berishës mund të mbetet jashtë zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët tha se është shumë vonë për të regjistruar Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha.

Ai tha se KQZ po merret me regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve, ndersa deri më tani njihet zyrtarisht përfaqësuesi ligjor i PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, ndonëse ai ka dhënë dorëheqjen.

 Komisioni Qendror Zgjedhor nuk suprizoi sa i takon regjistrimit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Fakti që Gjykata e Apelit ende nuk është shprehur se kujt i takon vula dhe sigla Alibajt apo Berishës, ka detyruar KQZ-në që të shohë “rëgjistrat e vjetër”. Sipas tyre, përfaqësuesi zyrtar i PD-së është ende Lulzim Basha, pavarësisht se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Do të jetë një betejë brenda llojit se kush do e përfaqësojë zyrtarisht PD-më, por kjo pjesë për KQZ-në duket e ezeuruar. Duke ndodhur në këto kushte, kreu i KQZ-së Ilirjan Celebashi deklaroi dje në një komunikim me gazetarët se PD e Berishës nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj, për shkak të konfiktit se kush e drejton Partinë Demokratike. Po ashtu Celibashi ka folur edhe për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve. Kreu i KQZ-së tha se të gjitha vendimet e marra do të jenë në përputhje me ligjin. Gjithsesi u la të kuptohej se PD e Berishës është larg institucionit zgjedhor. Indrit Sefa që është edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror Zgjedhor është i zgjedhur nga Lulzim Basha, çka do të thotë se do të jetë me të njëtin post edhe në zgjedhjet lokale, ndonëse PD e grupimit Basha, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, ka vulën, por jo elektoratin. Kjo betëjë mes llojit mund të vazhdojë gjatë, ndonëse PD e drejtuar nga Berisha shprehet se KQZ duhet të njohë atë kryetar, pasi ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë që njeh Kongresin e 11 dhjetorit, i cili shkarkoi Bashën, por njëkohësisht i hapi rrugë edhe zgjedhjes së Berishës kryetar.

Cilat emra të KZAZ do pranohen të Nokës apo të Bardhit?

Nëse do të isha shumë formal, përgjigjja do ishte që do ta merrni vesh në momentin që do ta vendos. Por nuk dua të bëj hipokritin dhe të them që nuk e njohim realitetin politik të momentin. Edhe unë i ndjek lajmet dhe i shoh zhvillimet dhe kam gjykimet e mia. Kur të vijë puna e vendimmarrjes do të jetë rrjedhojë e gjykimit dhe vlerësimit tim. Kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa i cili është përfaqësues i PD-së në KQZ që prej marsit të vitit të kaluar. Kemi edhe një propozim të sjellë nga Flamur Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD-së. Formalisht kemi dy kërkesa dhe komisioneri do të duhet të bëjë vlerësimin e legjimitetit. Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtarë të KZAZ-ve, jo vetëm të PD-së, por edhe të tre partive të tjera. Është një procedurë që rëndom KQZ e ka bërë. Ne do të vendosim për këtë, nuk është shumë e udhës të them se kështu do të vendos. Realisht më vjen keq që gjendemi në këtë situatë, jo për KQZ-në. Nuk kemi asnjë lloj interesi politik dhe asnjë simpati politike jo vetëm për këtë çështje, por për të gjithë procesin. Vendimmarrja do të jetë në respekt të plotë të ligjit. Do ishte naivitet nëse dikush do mendonte që kjo vendimmarrje bazohet nga urdhërimet e dikujt tjetër. E them me bindje që nuk kemi asnjë lloj droje për të vendosur në përputhje të plotë me ligjin. Nuk është çështja ime se si është ligji apo se si është situata politike. Ka të tjerë që duhet ta vrasin mendjen për këtë dhe jo KQZ-ja. Kërkesa si për rastin e komisionerëve ashtu edhe për regjistrimin e subjekteve zgjedhore do të vlerësohet në përputhje me ligjin.

Lexo edhe :  ''PD s'mund të mbetet peng i Berishës''/ Bashës i del 'gjumi': Do bëj opozitë të vërtetë

A do të regjistrohet PD e Sali Berishës?

Ne nuk vendosim kush e udhëheq PD-në, apo kush do ta udhëheqë. Për ne ka një PD, është nëj person juridik. Ngelet për tu parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër të PD. Do ishte mirë që kjo çështje të ishte zgjidhur. Flitet për një parti kryesore të opozitës dhe unë mendoj se sa sështë vonë gjithkush që në një mënyrë apo një tjetër që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.

Sefa që ju thoni se është përfaqësues i PD në KQZ ka një autorizim para aktit të dorëheqjes së Bashës apo duhet rifreskuar?

Indrit Sefa autorizimin e ka prej zotit Basha. Nuk ka autorizim tjetër veç këtij. Mandati i zotit Indrit Sefa është i vlefshëm në kuptimin e përfaqësimit për partitë parlamentare. Është i vlefshëm për sa kohë partia është parlamentare.

Nëse gjykata do të marrë vendim pas 7 marsit, apo para 13 majit, a do e ketë mundësinë KQZ që të vendosë për ndryshim të kandidatëve për regjistrim të partive?

S’ta them dot këtë. Këto pyetje me nqs, s’i kthej dot përgjigje. Janë disa afate brenda të cilave mund të bësh ndryshime. Por përtej këtyre afateve s’mund të bësh ndryshime. Nëse një vendim i tillë merret pas datës 7 mars, atëherë dikush ka probleme me sjelljen institucionale.

Të fundit

Sevilla mposht Romën me anë të 11-të metërshave dhe shpallet kampione e Europa League

Sevilla në qiellin e shtatë. Skuadra andaluziane triumfon në finalen e Europa League-s ndaj Romë në ruletën e penalltive,...

“Rritja e pagave për deputetët, skandaloze”/ Islami: Duhet të niste nga shtresat e ulëta

Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News....

Ligji i ri për pronat/ Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,ka folur në emisionin “Opinion” për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar...

Komandanti i KFOR-it/ Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për viktimat

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për...

“Nuk e lejoj as të gjallë e as të…”/ E bija falsifikon firmën dhe i merr nënës shtëpinë

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas...

Lajme të tjera

Web TV