Delegacioni i nivelit të lartë të BE-së arrin në Kiev për Samitin e përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev më 2 shkurt 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe një delegacion prej 15 komisionerësh janë në Kiev për një Samit të përbashkët me qeverinë e Ukrainës.

“Ndihem mirë që u ktheva në Kiev, hera ime e katërt që nga pushtimi i Rusisë,” shkroi von der Leyen në Twitter pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas me tren.

“Kësaj radhe, me ekipin tim të komisionerëve,” shtoi ajo. “Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja qëndron pranë Ukrainës si kurrë më parë. Dhe për të thelluar më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë.”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi janë midis anëtarëve të delegacionit.Von der Leyen u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy më 2 shkurt, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të arrijë në Samitin më 3 shkurt.

Samiti BE-Ukrainë në kryeqytetin ukrainas do të përforcojë mbështetjen e BE-së për Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë dhe do të fokusohet në reformat e nevojshme që Ukraina të përparojë drejt anëtarësimit në BE.

BE-ja ka dhënë tashmë 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe ky takim do të thellojë më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin e BE-së.Temat që do të diskutohen përfshijnë rindërtimin e Ukrainës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Vizita e komisionerëve të lartë në Ukrianë vjen një ditë pasi shtëpitë e disa zyrtarëve të rangut të lartë u bastisën nga agjentë anti-korrupsion, aksioni i dytë i tillë brenda një jave.

Presidenti Zelensky është zotuar të çrrënjosë korrupsionin nga institucionet e Ukrainës.

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV