Një burrë nga Singapori ka paditur për gati 3 milionë dollarë një mikeshën e tij që refuzonte të ishte në një marrëdhënie romantike me të, por e donte vetëm si ‘mik’.
Burri i refuzuar thotë se gruaja i ka shkaktuar “traumë” dhe ka dëmtuar reputacionin e tij “të suksesshëm”.
Kawshigan, nga Singapori, ishte njohur me zonjushën Nora Tan në vitin 2016 dhe me kalimin e kohës ata u bënë miq – por ai dëshironte më shumë.
Por në shtator 2020 u bë e qartë se gjerat nuk do të ecnin më tej pasi zoti Kawshigan e konsideronte atë si “mikeshën më të ngushtë” dhe kërkonte një lidhje më të thellë, ndërsa zonjusha Tan e konsideronte atë si “vetëm” një mik.
Zonjusha Tan kishte menduar më pas të reduktonte kohën që dyshja kalonin së bashku pasi kishte ndjerë nevojën e “caktimit të kufijve”. Ajo gjithashtu e kishte nxitur atë të kishte më shumë “mbështetje te vetja”.
Zotit Kawshigan nuk i pëlqyen këto ndryshime dhe kërcënoi me padi ligjore, si emocionale ashtu dhe për dëmet “monetare nga stresi dhe prishja e mundshëm e reputacionit”.
Burri i tha se ajo “duhet të plotësonte kërkesat e tij” për thellimin e marrëdhënies së tyre, ose të vuante “dëme të pariparueshme të çështjeve të saj personale e profesionale”, shkruan rrjeti vendas The Straits Times.