Foli pro Ukrainës, e pëson keq gazetari rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Moskë dënoi të mërkurën në mungesë një gazetar rus me tetë vjet burg nën akuzën e përçmimit të ushtrisë, masa e fundit në goditjen e pamëshirshme të autoriteteve ndaj disidentëve.

Alexander Nevzorov, një gazetar televiziv dhe ish-deputet, u dënua nën akuzat për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë sipas një ligji që u miratua menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë. Ligji dënon në mënyrë efektive këdo që kritikon veprimet ushtarake ruse në Ukrainë me gjoba apo dënimeve deri në 10 vjet burg.

Zoti Nevzorov u akuzua për postimin e “informacioneve të rreme” në mediat sociale në lidhje me bombardimin rusë të një materniteti në portin e Mariupolit në Detin Azov. Moska e ka mohuar ashpër përfshirjen e saj në këtë incident.

Zoti Nevzorov, i cili u shpërngul jashtë vendit pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, nuk pati një koment të menjëhershëm mbi vendimin.

Politikani i njohur i opozitës Ilya Yashin u dënua në dhjetor me 8 vjet e gjysmë burg sipas të njëjtit ligj. Një tjetër figurë kryesore e opozitës, Vladimir Kara-Murza, është në paraburgim duke u përballur me të njëjtat akuza.

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV