Hetimet ndaj McGonigal, 2 kongresmenë amerikanë letër FBI-së: Duam të dimë gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy kongresmenë amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i janë drejtuar sot FBI-së me një letër zyrtare dhe kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, eksperiencën e punës, komunikimet apo dokumente të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.

Jordan, dhe Gaetz, njoftuan drejtorin e FBI-së Christopher Wray në një letër të enjten se Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve po “vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe paragjykim” në FBI. Po ashtu kërkojnë që afati i fundit kur mund të marrin përgjigjet të jetë data 16 shkurt.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to. Të gjitha dokumentet dhe komunikimet të lidhura me veprime të marra që mund të vënë në rrezik sigurinë kombëtare prej veprimeve të McGonigal. Lutemi që informacionet të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e Kongresit.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Të fundit

PAMJE virale/ Peshkatarët shpëtojnë delet që ranë në det nga një anije e mbytur

Peshkatarët në Jemen kryen një operacion shpëtimi prekës pasi një anije që transportonte dele u përmbys në brigjet e Adenit. Në vendngjarje...

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar,...

Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram. Tatum u pa duke e puthur Williams...

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Lajme të tjera

Web TV