Pioli drejt largimit nga Milani, ja teknikët që mund ta zëvendësojnë në pankinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 pikë nga 15 të mundshme ka grumbulluar Milani në 4 javët e fundit, duke shenjuar një nga ecuritë më negative të kuqezinjve. Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e 5-të me 38 pikë, ku në total ka 11 fitore. Situata e shkaktuar kë bërë që të lëkundet pozita e trajnerit kampion, Stefano Pioli.

57-vjeçari arriti të fitonte Serinë A vitin e shkuar, ndërsa këtë vit llogaritë bëhen ndryshe, ku pengesat kanë qenë të shumta. Humbja me Sassuolon me rezultatin e thellë 2-5 në shtëpi ka thelluar më tej krizën.

Tekniku i lindur në Parma gëzon mbështetjen e Maldinit, por mediat milaneze kanë pohuar se nëse skuadra nuk gjen ringritjen ndaj Totenhemit në Champions League dhe Interit, atëherë Pioli do të shkarkohet.

Veç kësaj janë gati dhe emrat të cilët do ta zëvendësojnë atë, teksa të preferuarit e drejtuesve janë Ancelotti dhe Jurgen Klopp. Të dy e kanë eksperiencën e duhur, po ashtu dhe kanë fituar trofe, ndërkohë e njohin mirë futbollin evropian.

Ndërkohë nuk janë të vetmit, pasi trajneri me mundësitë më të mëdha ëpr t’u rikthyer në Itali është Antonio Conte, teksa nuk mund të lihet pa përmendur dhe De Zerbi i Brighton.

Të fundit

Deklarimi i të ardhurave deri më 31 mars për ata me mbi 2 mln lekë në vit

Nga 1 janari 2025, të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto më shumë se 1.2 milionë lekë...

Sipas një studimi, prindërit që rrisin fëmijë të lumtur kanë një element të përbashkët

Kapitulli i mëmësisë dhe atësisë është padyshim një nga kapitujt më të vështirë, më të vështirë dhe më të ndërlikuar të kësaj jete. Askush nuk e di që...

Zbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special që do të ndjekin sportistët...

8 justifikime që po ju pengojnë nga suksesi

E keni kapur ndonjëherë veten duke u vonuar, duke thënë “Do ta bëj nesër” ose “Thjesht nuk jam ende gati”? Këto fjalë mund të...

Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së ripërtërishme

Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet...

Lajme të tjera

Web TV