Rama: “E-Monitorim Mobile”, automjeti që evidenton makinat me mangësi në dokumentacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër inovacion teknologjik që pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor është ‘E-monitorim Mobile’.

Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e makinës me teknologji avantgard, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital.

 

Me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë u prezantua risia e DPSHTRR, projekt pilot me teknologjinë më të re amerikane të Motorola Solutions, në bashkëpunim me AKSHI dhe Infosoft Systems!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi transparent i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë edhe pse duhet të ishin çregjistruar (aktet e amnistive të mëparshme pa kthyer targat), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa ose jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online!

Të fundit

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV