Berisha urdhëron protesta dhe bllokim institucionesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se aksioni opozitar do të ketë tre drejtime; protesta në rrugë dhe sheshe; bllokim të institucioneve shtetërore dhe fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ish-kryeministri theksoi se Rama i ka ditët e numëruara dhe opozita do të përdorë çdo mjet demokratik me vendosmëri për ta rrëzuar atë pas skandalit “McGonigal”.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka këkruar të zhvillohen protesta në rrugë, bulevarde, institucione të ndryshme shtetërore  dhe në Parlament. Ditën e djeshme Berisha tha se duhet të jenë gati demokratët dhe qyetarët për protesta. Gjatë mbledhjes në selinë blu Berisha deklaroi se Parlamenti nuk është “klubi i Edi Ramës” që të vijojë punën pa rregulla, ndërsa udhëzoi demokratët që duhet të jenë të gatshëm për protestë para këtij institucioni në çdo kohë. “Ne do gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione e kudo, qëndresën në parlament, hetimin parlamentar, koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë, ndërkohë ne nuk shmangim përkundrazi, bëjmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë”, është shprehur ish- kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti është më i shëmtuar se kurrë, më i cunguar se kurrë. Ai tha se parlamenti shtë vendi ku shkelet kushtetuta çdo ditë si dhe vendoset me urdhrat banditeske të Ramës. “Dhunohet çdo ditë e drejta e të zgjedhurve nga shqiptarët. Ne jemi të vendosur të mos e braktisim atë kurrë, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që zëri i shqiptarëve të dëgjohet. Duhet të jemi të gatshëm në çdo kohë për protesta të fuqishme para parlamentit, ai është i qytetarëve. Siç e shihni ata sillen si një bandë, bllokojnë komisionet hetimore, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Bllokimit të tyre do t’i përgjigjemi me një qëndresë të fortë. Protesta para parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë! Parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave. Qytetarët do jenë në çdo kohë të gatshëm për të protestuar aty, deputetët janë përfaqësues të qytetarëve, as të Ramës, as të Lindës që nuk ka princip por zbaton verbërisht urdhrat e tij”, u shpreh Berisha. Ish- kryeministri është shprehur se veprimet e Ramës, i cili nuk ishte pranishëm në seancën e së enjtes ku pati interpelancë për çështjen e zyrtarit të FBI-së, mund t’i bënte vetëm Lukashenko, por jo kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s. “Prova e demokratëve është provë e madhe. Është mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është barrë, është turp për çdo shqiptar të ndershëm, çdo atdhetar, për çdo shqiptar të vokacionit perëndimor në Shqipëri. PD-ja që është forcë e vokacionit perëndimor është dhe do të ngrihet në këmbë e tëra gjer në largimin e tij nga pushteti. Ne në takime të tjera, kemi diskutuar së bashku dhe kemi përcaktuar si mision, largimin e Edi Ramës, për rikthimin e votës së shqiptarëve, dhe ky është zhvillimi më madhor, por me zhvillimet e reja, largimi i Edi Ramës bëhet dy herë më imperativ për shkak të veprimeve të tij antishqiptare, të veprimeve të tij, të cilat mund ti bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, një aleat i Putinit, por kurrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Turizmi/ Rama: Po synojmë ta kthejmë në industri

Protesta e 11 shkurtit

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se me anë të protestës do rrëzojnë Edi Ramën. “Kemi thirrur në datë 11 protestën më të madhe për rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk njeh dorëheqje, ai s’njeh gjë tjetër veç frikës. Ju duhet të dëshmoni, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme madhore. Mos t’ja zgjasë ditën vetes, mos të përdorë Linditën e parlamentit për veprime antikushtetuese. Çdo orë që kalon ai në qeverisje është orë turpi. S’mund të pranohet në krye të qeverisë. I një vendi anëtari të NATO-s që fut thikën më të rëndë, ndoshta më të rëndën në 30 vite. S’mund të pranohet asnjë ditë më shumë një njeri i tillë në qeverisje. Largimi i tij është emergjencë kombëtare, kam bindjen e thellë se orët e tij janë të numëruara”, tha Berisha.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV