“Do sjell “Formula 1” në Elbasan”/ Rama jep lajmin e mirë për projektin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të projektit “Auto Moto Park Albania” që do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. 5 studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar.

Do të jetë një pistë prej më shumë se 3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, gara sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ky projekt gjigant do të hapë rrugën për një epokë të re për Elbasanin dhë Shqipërinë.

“Faleminderit shumë kompanive që marrin pjesë në këtë event historik për auto-motorizmin shqiptar por dhe për Shqipërinë. Sepse falë ideve të tyre do të përzgjedhim edhe projektin më të mirë për t’i hapur rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe Shqipërinë.

Për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku mungon plotësisht dhe për t’i hapur një tjetër derë prej ku një tjetër kategori vizitorësh do të mund të hyjnë për të fuqizuar më tutje ekonominë dhe imazhin tonë. Nga ana tjetër, ky projekt i hap rrugë dhe një tjetër fronti të punësimit cilësor.

Jo thjesht vende pune por vende pune të mirëpaguara, teknologji e lartë dhe padiskutim dhe mundësira dhe horizonte të reja për gjeneratën e re. Ky projekt është fryti i këtij frymëzimi për të cilin fola dhe jam i bindur se do ta realizojmë duke bashkuar të gjitha forcat.

Siç shumë gjëra deri dje na dukeshin të pamundura tani janë në rrugën që po bëhen të mundura. Edhe ajo që dukej e pamundur që në Shqipëri të kishim një garë të F1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur.”, tha mes të tjerash kryeministri Rama.

Lexo edhe :  “Rama ka fshirë fotot″/ Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: S’ka amerikan që ju shpëton

Ndërkaq, ministrja Belinda Balluku tha se ky projekt gjigant është “kurorëzimi i një pune të palodhur që kemi bërë katër vitet e fundit.”

“Auto Moto Park Albania nuk është thjesht një pistë 3.8 km por një kompleks i tërë ku do të zhvillojë aktivitete të ndryshme ku qytetarët e Shqipërisë dhe Evropës do të vizitojnë muzeun retro që kemi vendosur aty. Do të ketë një holl të madh eventesh të ndryshme dhe jo vetëm për auto-motorizmin.

Do të ketë pjesë që do t’i shërbejnë edukimit për sigurinë rrugore. Për të gjithë skeptikët që thonë sa halle kemi ne dhe vetëm kjo pista na mungonte, kjo nuk është vetëm një pistë por një element i rëndësishëm që do të incentojë turizmin për të sjellë njerëz nga e gjithë bota.

Ky është kurorëzimi i një pune të palodhur që kemi bërë katër vitet e fundit.“, tha Balluku.

Të fundit

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Lajme të tjera

Web TV