Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si pritet të jetë moti sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Orët e mesditës do të sjellin ndërprerje të reshjeve në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe intervale të shkurtra me kthjellime duke lënë me reshje dëbore por në sasi të pakët të gjithë zonën malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit si edhe ndërprerje të reshjeve për tu ri-kthyer sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe të territorit. Por mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës. Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës.

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme si pasojë; vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë dominante deri pasdite kur pritet ndërprerje e tyre duke sjellë herë pas here intervale të shkurta me kthjellime. Gjatë natës do të ketë shpeshtim dhe zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë MV, më të dukshme në zonat veri-veriperëndimore. Temperaturat e ulëta do të bëjnë që akset rrugore të jene të ngrira.

Lexo edhe :  Dorëhiqet Jorgo Goro: “Iki me zemrën plot” dhe me pranga në duar

Rajoni dhe Evropa

Evropa Lindore dhe Alpet e Evropës mbeten në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore ku më të theksuara do të jenë në Lindje të kontinentit. Po ashtu, do të vijojnë reshjet e dëborës edhe në rajonin e Ballkanit POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët ndërsa pothuajse pjesa m e madhe e Evropës do të ndodhet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti i kthjellët dhe ftohtë do të jetë dominant përgjatë gjithë 24 orëshit.

Të fundit

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg. Juristi u...

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza me Nutella, djathë të mirë...

Lajme të tjera

Web TV