Shkon në shtëpinë e gjyshes për ta pastruar, policia mendon se është hajdut dhe e vret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nje ngjarje e rende ka ndodhur në Shtetet e Bashkura ditën e sotme.

Joe Frasure Jr, 28 vjeç, hyri në shtëpinë e gjyshes së tij të vdekur në Ëyoming, Ohio, për të pastruar banesën dhe u ngatërrua nga policia me një hajdut .

Oficerët hapën zjarr ndaj tij dhe e vranë. Joe Frasure Jr, 28 vjeç, vdiq pak pasi u dërgua në spital. Mediat amerikane shkruajnë duke nënvizuar se vrasja e burrit është një tjetër episod që nxjerr në pah sjelljen e diskutueshme të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Policia tha se oficerët dyshuan se Frasure ishte një hajdut pasi morën një telefonatë nga një fqinj i cili mendoi se ishte e çuditshme që dikush ishte në shtëpi. Familja e Frasures shpjegoi se i riu thjesht po pastronte banesën pas vdekjes së gjyshes.

Pas mbërritjes së tyre, oficerët panë Frasure në pjesën e pasme të ndërtesës. Sipas rrëfimit të tyre, Frasure nuk iu bind urdhrave, u largua dhe u përpoq të ikte me një furgon. Frasure u qëllua në kokë dhe u transportua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnati, ku vdiq menjëherë pas ngjarjes.

Të fundit

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve...

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola. Përmes një postimi në...

Frikë nga Davidi lakuriq

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli  … Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse...

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu...

Pas Korçës, dorëhiqen kandidatët e Alibeajt në Lezhë, Kurbin e Librazhd

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV