11 të arrestuar/ Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e drogës në Belgjikë, ndërsa në pranga ranë 11 persona. Në një sërë kontrollesh shtëpish në vende të ndryshme të Belgjikës, çoi në sekuestrimin e më shumë se pesëdhjetë kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe 100,000 euro para në dorë.

“Në fund të vitit 2021, zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde hapi një dosje në bazë të komunikimeve të deshifruara të SKY ECC kundër një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, thotë zëdhënësi Gilles Blondeau. Banda në fjalë vepronte nga Meise, ndërkohë që përdorte automjete të pajisura me ndarje të fshehura për të transportuar drogën që vinte nga Holanda, duke e shpërndarë në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave droge të premten, ku disa kamionë që transportonin drogë u ndaluan në Aalst dhe Ypres. Në total, policia sekuestroi dyzet kilogramë kokainë dhe trembëdhjetë kilogramë heroinë.

Fill pas këtij aksioni hetuesit bastisën dymbëdhjetë adresa në Meise, Grimbergen, Diegem, Wezembeek-Oppem, Sint-Niklaas, Evergem, Aalst, Evere, Sint-Gillis, Auderghem, Sint-Pieters-Woluwe dhe Schaarbeek. Me arrestimin e 11 personave, u sekuestruan dhe 12 armë zjarri, si dhe 100 mijë euro para të gatshme. Policia Gjyqësore Federale sekuestroi edhe disa paleta me produkte duhani, disa kamionë gjysmërimorkio dhe disa furgona.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV