A rrezikon PD zgjedhjet e 14 majit? Berisha: Gjykata njeh Kuvendin e ’11 Dhjetorit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa iu është përgjigjur interesit të qytetarëve që i kanë drejtuar pyetje në ‘Facebook’ pohoi se Gjykata njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke iu përgjigjur dhe zërave që mund të rrezikohen zgjedhjet e 14 majit për këtë parti.

Berisha tha se nëse merret vendim tjetër kundër, siç është dhe çështja e hapur ende në gjykatë për vulën e PD-së, do të jetë antikushtetues sipas tij.

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.
Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë.
Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor.”, tha Berisha.

 

 

Të fundit

1 vit nga masakra e Buchas në Ukrainë, Xhaçka: Federata ruse të vihet para përgjegjësisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Samitin e Buchas, një vit pas ngjarjeve...

Aksident në Pogradec/ Përplasen 3 automjete, plagosen 6 persona, 2 prej tyre rëndë

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë...

U nda sot nga jeta, intervista me “Zonjën e Tironës” 3 vite më parë, ja historia e saj

Është ndarë sot nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi. Fjala.al pati nderin të intervistonte tre vite...

E papritur nga produksioni/ Olta dëshiron të lërë shtëpinë e BBV, çfarë pritet të ndodhë

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre...

Manchester City “shkrin” Liverpoolin në Etihad dhe vijon ndjekjen ndaj Arsenalit

Manchester City përmbys dhe bën “poker” ndaj Liverpool, duke ndezur festën në “Etihad Stadium”. Ishte ekipi i Jurgen Klopp ai i cili gjeti rrugën drejt...

Lajme të tjera

Web TV