Basha për dialogun Kosovë-Serbi: Vendimmarrja i takon qytetarëve të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj

Dialogu Kosovë-Serbi ka marrë vëmendjen e diskutimeve edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës. Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë një intervistë ekskluzive për Fjala.al dhe për gazetaren Monada Mehmetaj në ambientet e Këshillit të Europës. Kjo është intervista e parë e ish-kryedemokratit që prej 21 marsit 2022. Gjatë intervistës Basha tha se diskutimet kanë qenë të frytshme dhe lajmotivi i fjalës së tij ka qenë anëtarësimi i Kosovës si një anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Europës. Ndërsa për një zgjidhje lidhur me konfliktin Kosovë-Serbi, Basha u shpreh se ai nuk ngurron të japë mendimet e tij tek udhëheqësit e Kosovës, por vendimi duhet të merret vetëm nga qytetarët e Kosovës dhe të zgjedhurit e tyre.

Zoti Basha, jemi në Këshillin e Europës, pikërisht pas fjalimit tuaj në Asamble. Cili është mendimi juaj rreth diskutimeve të anëtarëve të tjerë të Asamblesë për çështjen e konfliktit midis Prishtinës dhe Beogradit?

Në tërësi diskutimet kanë qenë jashtëzakonisht të frytshme, sepse kanë treguar domosdoshmërinë për të ecur përpara me vendimmarrjen e Këshillit të Europës, përkatësisht të Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare për të anëtarësuar Kosovën si një anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Europës dhe ky ka qenë pikërisht lajmmotivi jo vetëm i fjalës sime por i shumicës dërrmuese të atyre që morën pjesë në debatin për tensionin mes Beogradit dhe Prishtinës. Unë mendoj se jo vetëm u kalua një çështje episodike si kjo, por u shtrua fare qartë domosdoshmëria për të ecur përpara me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe siç e vutë re jo vetëm unë, por dhe disa folës të tjerë shtruan edhe nevojën për njohjen e Kosovës nga 5 vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian. E gjitha kjo ndodh në një kontekst politik ku kemi një intensifikim të përpjekjeve të SHBA dhe BE për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me qëllim atë që quhet normalizim i marrëdhënieve mbi bazën e një plani europian, apo franko-gjerman, ku një nga produktet më kryesore të këtij plani dhe më të rëndësishmet është anëtarësimi i plotë i Kosovës në institucionet ndërkombëtare çfarë është edhe faza përmbyllëse e njohjes së Kosovës.

Lexo edhe :  Dashuri nën zjarr: Si i mbijetoi luftës në Kosovë një çift i përzier etnikisht

Meqënëse dialogu nuk po gjen zgjidhje, keni ju një mendim se si mund të zgjidhet ky dialog?

Sigurisht që kam mendimet e mia dhe nuk nguroj t’i ndaj ato lirisht me përfaqësuesit dhe udhëheqësit e Kosovës, por mendoj se barra e përgjegjësisë dhe e vendimmarrjes i takon qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre politikë, pra drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

 

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV