Berisha protestë kundër Ramës me “kartën Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me krerët e degëve të PD-së në kryeqytet u ka kërkuar pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit kundër kryeministrit Edi Rama. Çështja “Rama-McGonigal” shihet për Berishën si “karta e fortë” që SHBA të kthejë kursin ndaj kryeministrit. Gjithashtu kreu i PD-së po tenton që shpalljen “non grata” të tij nga SHBA ta lidhë me ndikimin e Ramës dhe të asaj që e quan “lobi Soros”.

Kryetari I PD-s Sali Berisha ka shpeshtuar takimet me bazën e partisë duke kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e opozitës që do të mbahet më 11 shkurt kundër kryeministrit Edi Rama. Skandali I çështjes “McGonigal-Rama” duket se është karta më e fortë në duart e opozitës të cilën po e shfrytëzon ndaj kundërshtarit politik Edi Rama. Ish-kryeministri shprehet se takimet e Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së i arrestuar në SHBA për lidhje me olgarkët rus, ryshfet dhe mosdeklarim të ardhurash kanë ndikur në sulmet që i janë bërë opozitës shqiptare. “Dua të ritheksoj se ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, opozitës dhe demokracisë. Kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë moral në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminal. U tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë si do qeveris, do qeveris pa opozitë. Një opozitë që kishte humbur zgjedhjet, s’mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, duhej të shkatërrohej e të zhdukej. Për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit, FBI, duhet të korruptonte një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar apo hetuar, këto do i tregojë drejtësia”-tha Berisha. Edhe pse çështja që përflitet është një ndikim i mundshëm i Ramës tek McGonigal për të hetuar një lobim të Bashës në SHBA në vitin 2017, me para të dyshuara ruse, për Berishën si Basha ashtu edhe Rama janë në marrëveshje. “Qëllimi ishte marrja peng e kreut të opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e sistemin demokratik. McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vijuan deri në 2021. Basha i paditur për larje parash, ra në mëshirën e Edi Ramës, dhe ai në kundërshtim me çdo ligj, i mbylli dosjen.  Pasi i kishte ndërsyer lobostit të PD ndër njerzit më të fuqishmit të FBI, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i atit i tij, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Bashën, përdori Sorosin, FBI etj, për të shpallur non-grata Sali Berishën. Vetë DASH thotë se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe raportet e kontrollit antikorrupsion, që nuk ka njeri tjetër që t’i ketë lexuar veç duarve e zeza që i kanë dërguar”-theksoi Berisha në takimin me krerët e degëve të PD-së së Tiranës. Në takimin me ta Berisha u kërkoi pjesëmarrje të madhe në protestë dhe takim me qytetarët për tu shpjeguar skandalin që sipas Berishës është i përmasave të mëdha. Paradoksalisht situata për momentin po shfrytëzohet nga Berisha i cili nga SHBA është i shpallur “non grata” për akuzën e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë. “Ata që besojnë se Shqipëria është vend me potenciale dhe jo për t’u braktisur, duhet të ngrihemi sot o kurrë. Unë mendoj se duhet të fitojmë, mendoj se duhet të luftojmë, të ngrihemi, koha është për revolucion demokratik”, u shpreh Berisha. Duke iu referuar çështjes së ish-zyrtarit të lartë të FBI, kreu i PD u shpreh më tej: Ky skandal ka tronditur SHBA dhe botën, është kryetemë edhe sot e mediave më të mëdha të botës, ky mendon dhe beson se do i mashtrojë shqiptarët, se citimi i tij 14 herë në aktpadi nuk lidhet me të, pra u thotë shqiptarëve që nuk jam Edi Rama që flitet në aktpadi. Një njeri që mund të thotë çdo gjë dhe beson se mund t’u shesë çdo gjë shqiptarëve… unë mendoj se koha ka ardhur, dhe jemi të vonuar, për t’i dhënë atë që meriton. Në këtë revolucion Tirana do jetë në krye, duhet të udhëheqë, të jetë uragani që dua të trondisë dhe të shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Ramës”-theksoi kreu I PD-së.

Lexo edhe :  "Ne nuk mund ta pranojmë"/ Basha kundër Bardhit: S’je anëtar i PD-së

 

Të fundit

Si një drejtues mund t’i përdorë, për të mbajtur të bashkuar anëtarët e një grupi pune

Grupet e punës kanë objektiva të qarta dhe të përcaktuara për të arritur qëllimet e përcaktuara. Ato zakonisht zhvillohen...

Pas ndarjes, nuk do të mund ta harroni atë, por ndërkohë mund të rindërtoni jetën tuaj!

Një nga mendimet që krijon shqetësimin më të madh te njerëzit që po përpunojnë fazën e ndarjes dhe që përpiqen të lënë pas një...

Si mund t’i japësh mbështetje emocionale partnerit gjatë një periudhe të vështirë

Ndihma për të shëruar dhe ushqyer zemrën e partnerit tuaj, kur ai kalon një përvojë stresuese ose të dhimbshme, kërkon të dini se si...

19 Prill 1943/ Geto e Varshavës, hebrejtë nisin rebelimin

Në Varshavë të Polonisë, forcat naziste që po përpiqeshin të spastronin një geto hebreje të qytetit, përballen me një sulm me armë zjarri nga...

Delfini që mësoi të fliste me derrat

Kylie është një delfin i adoptuar nga një grup derrash: jo vetëm që ka mësuar gjuhën e tyre, por nuk fishkëllen më, edhe kur...

Lajme të tjera

Web TV