Manchester United rikthehet tek fitorja në Premierligë, Rashford vazhdon ecurinë e golave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United rikthehet te suksesi teksa mposhti në shtëpi Crystal Palace me rezultatin 2-1. Ishte Bruno Fernandes që zhbllokoi shifrat e ndeshjes teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë. Në fraksionin e dytë, Marcus Rashford gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të pas një kombinimi të bukur me Shaw.

Kur u duk se rezultati ishte i sigurt, një sherr masiv në fushë solli kartonin e kuq të Casemiros me United që mbeti në inferioritet numerik. Crystal Palace reagoi dhe shënoi me anë të Schlupp në minutën e 76-të. Minutat e mbetura ishin të vuajtura për të besuarit e trajnerit Erik ten Hag, megjithatë “Djajtë e Kuq” ia dolën të ruanin rezultatin dhe në fund dolën me tre pikë duke u ngjitur kështu në vend të tretë me 42 pikë. Nga ana tjetër, Palace mbetet në vend të 12-të me 24 pikë.

Të fundit

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Lajme të tjera

Web TV