Baresha 80-vjeçare ende ruan dhentë, ndihmon çdo ditë familjen në Kolonjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boshatisja e fshatrave dhe largimi i më të rinjve ka bërë që barra e punë e të bjerë mbi moshën e tretë.

Xhemiko Nazarko nga fshati Helmës i Kolonjës është 80 vjeç dhe është duke bërë bareshën për bagëtitë e saj.  Ajo jeton me djalin dhe familjen e tij që ende nuk janë larguar nga fshati por duke qenë se u duhet shumë punë Xhemikoja përpiqet t’i ndihmojë.

Gruaja pas punës në fushë mori lopët dhe dhitë që familja i mban për të siguruar disa të ardhura dhe zbriti nga fshati ne anë të rrugës për ti kullotur ato pasi nusja dhe djali i saj po merreshin me punë të tjera.

Në fshat kanë ngelur shumë pak familje dhe pak të rinj ndaj gruaja e cila duhet të gëzonte pleqërinë dhe nipërit e mbesat detyrohet të punojë vetë edhe sepse të ardhurat e tyre janë shumë të pakta. Xhemikoja tregon se ajo nuk ka përfituar asnjë mbështetje nga shteti pavarësisht se merret me blegtori dhe familja me 6 anëtarë mbështetet tek pensioni i saj.

Xhemikoja është vetëm një prej dëshmive të asaj se çfarë po ndodh nëpër fshatra ku shumica e banorëve ikin ne emigracion sepse nuk kanë perspektive ndërsa te moshuarit mbeten të vetëm./Top Channel/

Të fundit

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Gazetarja Anduena Llabani: Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit

Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të bëhen nga persona...

Lajme të tjera

Web TV