Mallorca mposht Real Madridin me rezultat minimal, Vedat Muriqi “gjunjëzon” Los Blancos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren e Mallorcas ndaj Real Madrid me rezultatin 1-0. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nisi aksionin e golit të vetëm të sfidës teksa në minutën e 28-të të pjesës së parë, i “vodhi” kohën Nacho Fernandes, me këtë të fundit që devijoi gabimisht topin në portën e mbrojtur nga Lunin.

Duket se Los Blancos i sjellin fat Muriqit i cili i ndëshkoi edhe në ndeshjen e fazës së parë në Santiago Bernabeu. Ndërkohë, madrilenët tentuan në vijim të ndeshjes me çdo kusht për të arritur të paktën barazimin. Rasti më i mirë iu shfaq Marco Asensios i cili pati shansin të ekzekutonte një 11-metërsh në minutën e 59-të.

Por, sulmuesi gaboi teksa portieri Rajkovic ia doli ta hipnotizonte me topin që përfundoi në goditje këndi. Deri në fund, sulmet e kryeqytetasve nuk u ndalën, mirëpo Mallorca rezistoi dhe në fund dolën me pikët e plota duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të të klasifikimit ndërsa nga ana tjetër, Reali mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, por rrezikon të humbasë edhe më shumë terren me Barcelonën kryesuese.

 

Të fundit

E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi...

“Në 14 Maj ndryshimi do bëhet fakt i kryer”/ Meta: Bizneset e vogla nuk do paguajnë taksa

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me bizneset e vogla dhe të mesme. Në një reagim në Facebook, Meta shprehet...

Rrëmbimi dhe vrasja Jan Prengës/ Burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdilit

Festim Bexhdili, ish kopshtar i Kompleksit ‘Golden’ do të mbetet në burg përjetë. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...

Mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës ka lidhje

Nga Frrok Cupi Cilat janë lidhjet mes tyre? Janë disa, disa minore e disa thuajse njësoj mes të ‘madhit’ e të ‘voglit’. Lidhja kryesore, se Putin...

E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re ylli i TikTok-ut, dyshohet se…

Vdes në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe nëna e dy fëmijëve, Jehane Thomas. Thomas vdiq tragjikisht të premten dhe lajmi vjen pak ditë pasi...

Lajme të tjera

Web TV