U tërhoq nga kombëtarja e Francës, Varane tregon arsyen e largimit: “Më duket sikur po….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raphaël Varane vendosi të tërhiqej nga kombëtarja franceze në moshën 29-vjeçare. Mbrojtësi i Manchester United, fitoi Kupën e Botës (2018) me “Gjelat”, teksa në Katar 2022 u shpall nënkampion bote.

93 ndeshje dhe 5 gola janë statistikat e qendërmbrojtësit nga Lille me kombëtaren europiane, fanellën e së cilës e veshi për herë të parë në marsin e vitit 2013 (Francë-Gjeorgji 3-1).

“Sa herë që kam veshur këtë fanellë të veçantë kam ndier krenari të pamasë. Përfaqësimi i vendit tonë madhështor për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime.

Jam menduar gjatë dhe kam vendosur të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar”, u shpreh Varane gjatë lamtumirës së tij me Francën.

Në një prononcim për Canal +, mbrojtësi i njohur, i cili fitoi gjithçka me Realin e Madridit, shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

“Sinqerisht që kam dhënë gjithçka, fizikisht dhe psikologjikisht. Kemi orare dhe një kalendar të mbingarkuar. Luajmë gjithmonë, pa pushuar kurrë.

Për momentin më duket sikur po mbytem. Më saktë, më duket sikur futbollisti Varane po e mbyt njeriun Varane”, deklaroi lojtari i United.

Të fundit

Manchester City “shkrin” Liverpoolin në Etihad dhe vijon ndjekjen ndaj Arsenalit

Manchester City përmbys dhe bën “poker” ndaj Liverpool, duke ndezur festën në “Etihad Stadium”. Ishte ekipi i Jurgen Klopp ai...

“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”/ Rama akuza Hagës për gjyqin ndaj Thaçit

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat...

Tragjike/ Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët, më pas i jep fund dhe jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një ish-mjek italian ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi...

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi. Nezihat ishte një nga mbështetëset më të mëdha të...

Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

Bled Mane sapo bëri atë që di të bëj më mirë, sërish. Gazetari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku me rastin e...

Lajme të tjera

Web TV