A jemi të rrezikuar pas tërmetit në Turqi/ Inxhinierja Bozo: Nuk duhet të jemi në panik..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmetet e njëpasnjëshme me më shumë se 2300 viktima në Turqi dhe Siri kanë tronditur mbraë botën.

Për lëkundjet be forta sizmike, ka folur sot për mediat inxhinierja Luljeta Bozo, e cila tha se Shqipëria nuk duhet të jetë në panik për këto lëkundje.

Bozo deklaroi se Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë.

“Këto pllaka të tokës lëvizin në një masë viskoze dhe atje lëvizin duke shkaktuar çlirim të energjisë.

Nga çlirimi i energjisë lindin rryma, të cilat lëvizin këto pllaka. Pllakat ose lëvizin, ose hipin sipër njëra-tjetërs, ose largohen. Në të gjitha rastet që ka një fenomen të tillë shkaktohet tërmet ose vullkan.
Në rastin e tërmetit në Turqi nuk duhet të jemi në panik, pasi Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë. Shqipëria shtrihet në pllakën e tokës së mesdheut, e cila preket nga tërmetet, por jo të një fuqie të tillë shkatërruese si në rastin e Turqisë.
Zona më e nxehtë në botë është ajo e Pacifikut ku ndodhin rreth 75% e tërmeteve, e cila nis nga Filipinet, Japonia dhe zona e ishujve, ndërsa zona tjetër është zona e mesdheut që nis nga Gjibraltari e vijon deri në Kaukaz. Ne jemi në zonën e Mesdheut që ndodhin rreth 25% e tërmeteve që ndodhin në botë.
Këto tërmete ndodhin në mënyrë periodike, si tërmetet që kanë fundosur Durrësin e vjetër. Nga Kalaja e vjetër 2200 vjeçare nuk mbeti asnjë nga tërmeti i djeshëm në Turqi. Shqipëria është një vend tërmetesh. Tërmetet si ai që kaloi sipas studimeve ndodhin një herë në 50 vite.
Në këtë periudhë ne kemi mundësi të marrim masat për t’u mbrojtur, së pari duke ndërtuar në truall të sigurt dhe duke mos shkelur rregulla teknike, te respektimi i distancave dhe të mospasurit afër godina me njëra-tjetrën. Ndërgjegjësimi nis përmes edukimit në mënyrën se si duhet të veprojnë në mënyrën e parë që bie tërmeti.
Duhet të qëndrojmë në vend brenda dhe të lemë derën pak të hapur, pasi në rast lëkundjesh dera nuk arrin të hapet.

Lexo edhe :  Olsi Rama dorëzon kallëzim penal në SPAK për deputetin Gazment Bardhi

Ndërtimet kanë jetëgjatësinë e tyre nuk janë të përjetshme, duhet të kenë një jetëgjatësi të garantuar. Ka objekte që janë me jetgjatësi 500 vjeçare, këtu futen dhe objektet e kultit. Tërmeti mund të shkaktoj dhe dëmtim, por nëse mbetet i pariparuar ky dëmtim zmadhohet.
Njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi po i kapi paniku nuk mund të veprojnë më për asgjë. Këto tërmete ne nuk i parashikojmë dot, por nëse ne vazhdojmë të jetojmë në këto zona duhet të marrim masat”, theksoi inxhinierja.

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV