Presidenti rus Vladimir Putin do të ofrojë ndihmë për Sirinë dhe Turqinë, pas tërmeteve të forta që tronditën dy vendet duke lënë të lënduar mijëra persona dhe mbi 2300 viktima. Rusia, një aleate e ngushtë e presidentit sirian Bashar al-Assad, ka një prani të konsiderueshme ushtarake në vend.
Putin në një mesazh të drejtuar për presidentin sirian tha: Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore, raportoi AFP news.
Putini gjithashtu ka marrëdhënie të mira edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia të thella për humbjet e shumta njerëzore dhe dëmet nga një tërmet i fortë në vendin tuaj”, shkroi presidenti rus në mesazhin e tij drejtuar Erdoganit.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e kërkuar”, u shpreh Putini.
Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 2300 persona.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.