“Politikanë të tjerë, non grata brenda vitit”/ Ambasadori britanik i përgjigjet Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith paralajmëroi të mërkurën se brenda këtij viti do të ketë të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë që do të shpallen non grata. Sipas ambasadorit, këto veprime të Londrës ndërmerren për të sulmuar paprekshmërinë që këta individë gëzojnë në Shqipëri.

“E kemi bërë të qartë në korrik kur shpallëm sanksionet se ne do të marrim masa ndaj personave që kanë lidhje me korrupsioni dhe me kriminalitetin. Dhe ato ishin të parat e një sërë masash që ne do të marrim në vazhdim, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Sanksionet e korrikut u morën ndaj një sërë individësh në Shqipëri. Jemi siguruar që të kemi një qëndrim të ekuilibruar ndaj gjithë personave në spektrin politik, të biznesit e kështu me radhë. Do të sigurohemi që të kemi një qasje sa më të balancuar edhe në sanksionet e ardhshme që do të ndërmarrim gjatë vitit”, tha ambasadori britanik.

I pyetur në lidhje me akuzat që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar ndaj tij për lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhne ish-kreun e opozitës, Lulëzim Bashën, ambasadori britanik u përgjigj shkurtimisht.

“Unë jam këtu si përfaqësues i qeverisë britanike dhe garantoj që do të kryej detyrën time në kuadër të misionit për të cilin jam zgjedhur”, u shpreh Alastair King-Smith.

Aksionin kundër emigrantëve shqiptarë të paligjshëm, ambasadori King Smith e justifikoi duke theksuar se shkak është bërë numri i lartë i atyre që kërkon azil pa të drejtë.

“Autoritetet janë të angazhuara të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të mos bëjnë asnjë shkelje që mund të ketë të bëjë me origjinën, racën, identitetin. Por është e qartë që vitin e shkuar kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që emigrojnë në Angli në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët përbëjnë 30% të emigrantëve që kanë emigruar atje në mënyrë të paligjshme. Është gjithashtu e qartë se në burgjet britanike kombësia e parë pas kombësisë britanike është ajo shqiptare. Po flasim për rreth 1500 individë. Nuk duam të diskriminojmë apo të veçojmë shqiptarët. Fokusi i qeverisë britanike është të kthejë ata persona që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë atje. Dhe për shkak të shkallës së përfshirjes së shqiptarëve duket sikur ka një fokus ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Lexo edhe :  Hap i madh për Kosovën/ Votohet sot anëtarësimi në Këshillin e Evropës

Këto deklarata ambasadori britanik i bëri nga Elbasani, ku mori pjesë në një aktivitet me në fokus rininë.

 

Të fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

Lajme të tjera

Web TV