Sa shumë gëzim ka për Alda Klosin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Dikush me zor po pret sa të lexojë, mjafton titullin e këtij shkrimi, dhe të fërkojë duart e të më sulet: ‘E shikon, edhe ky po e mbron Aldën, ky komunisti, ky spiuni!…, patjetër do të kenë vjedhur së bashku!’. U çudita dhe po çuditem kur lexoj çfarë fantazie e çfarë gëzimi ka shpërthyer që në momentin kur u burgos e aq më shumë kur u dërgua në spital zyrtarja që mbante në shtëpi 120 apo 400 mijë euro…, asgjë nuk dihet e saktë.
“Spital?… Aha, ka shkuar të modifikojë hundën!’, shkruan dikush. Të tjerët: ‘Vërtet e besoni këtë….’. ‘E bënë stil këta zyrtarët, sa kapen, shkojnë në spital’. ‘Këtyre u bie të gjithëve damllaja’. ‘Kështu i zë tartakuti këta!’…, e qindra. Është edhe vetëm një zë aty mes shkrimeve njëmijë, që thotë: ‘Mos u tregoni kaq esktremistë e të pa shpirt’. …Kam dashur ta bëj qindra herë pyetjen pse ka kaq shumë njerëz që hidhen e brohorasin kur e shikojnë tjetrin keq?…
Ndryshimi mes këtyre që shkruan më lart e miliona njerëzve normalë, pikërisht këtu është: Kush ka kryer një krim, mban kryqin e vet mbi shpatulla; me këtë kryq paraqitet vetë në derën e purgatorit; askush tjetër. Tjetri ka kryqin e vet, ky sigurisht jo për purgator e ndoshta as për ‘parajsë’, por edhe kjo ka peshën e saj. Secili nga normalët ka një punë, ose ka një meritë, ose ka një talent, ose ka një vepër… Të tjerë ndryshojnë nga të dy të parët, që në fillim: Ata nuk kanë zotësi të bëhen as si kategoria e parë, aq më shumë si kategoria e dytë. Por tendenca e gjithë atyre që lumturohen për fatin e keq të Aldës, është se këta po maten ‘të hidhen’, domethënë të hidhen si Alda nëse mund të kenë në shtëpi aq shumë para sa kishte zyrtarja. Në një gjë ndryshojnë të gjithë këta që shkruajnë: Këta, në çdo rresht betohen se nuk do t’ia linin çelësin e shtëpisë asnjë pastruesje!
‘Ti nuk dite t’i ruash paratë, Alda!’, i shkruajnë
Kohët e fundit shoqërisë sonë po i kërcasin kockat pikërisht për shkak të kësaj ‘ndarjeje’ të shtresave- që në fakt nuk janë ndarë e shtresëzuar- fatkeqësisht. Nuk është fjala për një grua, zyrtare e lartë, që prej javësh gjithë bota e ka marrë vesh çfarë ka ndodhur: Funksionare në një zyrë shteti, e ndjeshme ndaj parave aq sa kur eurot i kalonin nëpër duar mallkonte veten që nuk ishte prej magneti e tëra… Por fjala është për ata që ende nuk janë burgosur dhe ende nuk janë shtruar në spital, por ‘lumturohen’ për tjetrin. Një pjesë e këtyre do të ëndërronte të ishte në një grumbull me euro- si Alda; një pjesë tjetër do të mjaftoheshin me të qenit ‘pastruesja Rozeta’. Vetëm lakmia do të bënte që kaq shumë këta të venë syrin në çelësin e shtëpisë së këtyre dy grave; lakmia për të qenë kopje e tyre.
Kaherë kemi shtruar pyetje mbi ngjarjet që kanë ndodhur rreth nesh:
E para,
Pse kaq shumë njerëz, mbi një miliardë, kanë klikuar në lojën e Luizit në Big Brother? Një milionë shqiptarë kanë klikuar 1.5 miliardë herë- kjo është shifra. Mijëra njerëz harrohen para televizorit, para telefonit, para youtube-it, para çdo dritareje me Big. Ndëra ditën ka lajme me Aldën ky numër bie lehtë…asgjë të ndryshme nuk ka. Kategoria e njerëzve, thjesht, nuk bën jetën e vet, bën jetën e tjetrit. Njeriu e shikon veten në ‘shtëpinë e shqiptarëve’. Aty ka ‘ohohooo!’, pa punë, pa mend, pa dituri, pa stil, pa kulturë… Fiks si Luizi…, i shëtitur nëpër Europë si ‘diplomat’ për shkak të martesës me vajzën e Jozefinës, abuziv me një aplikim si Noter, spekulant me një sëmundje që e shpall si për atribut; i pakujdesshëm si ha e si vishet- siç shkruajnë fansat e tij… Njeriu që gëzohet me të keqen e tjetrit, pikërisht këtë lakmon.
E dyta,
Pse ende ka njerëz që ndjekin pas Sali Berishën?
Nuk mund të hysh në një bisedë e të mos vërshojnë pyetjet: ‘Po ça janë këta mo vëlla!? A i shkohet pas Sali Berishës?’. Saliut të mjerë po i dridhen gjunjët: Amerika i ka treguar vendin si korruptuar e minues, Britania e Madhe po e po, shqiptarët po e po, fëmijët po ia thërrasin për në burg… Në rregull, por edhe këta që i shkojnë pas Saliut janë si në Big-un e Luizit dhe si në spitalin e Aldës. Këta, ose kanë qenë doganierë a nëpunës të lartë deri ministër dhe kanë vjedhur shumë; ose janë nga ata që dalin në mëngjes e fusin dorën në xhepin e tjetrit për të jetuar ‘në rahatlluk’. Në të dyja rastet, te Saliu po shikojnë jetën që sot nuk e kanë më.
E treta,
Si rri sakrifica në shpirtin e njeriut kaq serbes?
Ende nuk më del nga sytë pamja që na shfaqej aty nga viti 1993, kur na flisnin njerëz mbi arrestimin e Fatos Nanos. E kishte marrë Saliu kryetarin e opozitës dhe e plasi në burg, pa akuzë, pa vendim gjyqësor, pa asnjë të drejtë. Po njerëz që na vinin rreth redaksisë së gazetës, çfarë thonin? ‘Në burg e pafsha, boll të kem një presh e një dorë kripë, po këta i dua në burg!’. Kështu kishte ndodhur në Kinema Republika në vitin 1945 kur duartrokitej për dënimin me vdekje të ‘tradhtarëve’. Kështu ndodhi edhe pas viteve ’90 kur ish- të burgosur dolën me damkën e spiunit të Sigurimit që kallëzonin bashkëvuajtësit dhe nisën dhunën mbi ish- komunistët. Me siguri edhe ata kishin pasur maninë që të ishin si Sigurimi, ose si komunistët…
Kjo është histori që për thjeshtësi mund t’ia vësh emrin ‘Alda’.

Të fundit

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është...

Chelsea shkatërron Evertonin në “Stamford Bridge”, Palmer realizon “Poker-in” e parë

Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më...

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë...

Çfarë po ndodh me tregjet e naftës pas sulmit të Iranit?

Shumë investitorë po mbajnë frymën e tyre pas sulmit të paprecedentë të Iranit me dron dhe raketë ndaj Izraelit që filloi më 13 prill....

Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’: Nesër marr valixhen dhe do iki. Do jap një pau, pau, pau…!

Jetmiri ka paralajmëruar sot se gjatë spektaklit të së martës do të sqarojë çdo gjë. Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri...

Lajme të tjera

Web TV