Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në 5-vjetorin e krijimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka dhënë një premtim për të gjithë qytetarët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se pas zgjedhjeve të 14 Majit, nëse rrëmben fitoren, do të ndërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.
“Në 5-vjetorin e krijimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rikonfirmova vullnetin personal, të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, se pas 14 majit Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!”, ka shkruar Këlliçi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb në muajin Maj të 2020. Ky veprim u shoqërua me protesta dhe reagime të ashpra nga aktorët dhe qytetarët.