Mediat braziliane e konfirmojnë si trajnerin e ardhshëm, reagon Carlo Ancelotti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid është gati për finalen e Botërorit për Klube, që do të zhvillohet të shtunën (20:00) kundër Al Hilal. “Los Blancos” tentojnë fitimin e këtij trofeu për herë të pestë si asnjë skuadër tjetër.

Carlo Ancelotti është dëshira e madhe e drejtuesve të Federatës Braziliane të Futbollit për postin e lënë bosh nga Tite pas Katar 2022, por trajneri italian ka ndërmend të respektojë akordin me klubin spanjoll.

“Situata ime është mjaft e qartë, unë kam një kontratë me Realin deri në vitin 2024”, deklaroi Ancelotti, i cili komentoi edhe rivalët arabë, të cilët eliminuan Flamengon në gjysmëfinale.

“Al Hilal është një skuadër e mirë, ata kanë cilësi individuale me shumë lojtarë të Kombëtares, të cilët bënë mjaft mirë në Botërorin e Katarit. I respektojmë shumë, pasi treguan kualitetin e tyre ndaj Flamengos”.

Në fund një koment për të dëmtuarit Benzema, Militao dhe Courtois: “Stërvitja e ditës së sotme është vendimtare. Nuk janë kot këtu me ne, kjo tregon se kanë mundësi për të luajtur, por nuk kam vendosur akoma”.

Ancelotti ka fituar tetë trofe në pankinën e Realit të Madridit. Ndaj Al Hilal pret fitoren e djemve të tij dhe trofeun e radhës si trajneri i rekordmenëve spanjollë.

Të fundit

Inteligjenca artificiale që zbuloi një antibiotik të ri, në dy orë

Një AI i MIT gjeti mes 7000 ilaçeve të reja potenciale një antibiotik efektiv kundër Acinetobacter Baumannii, një superbakter...

Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Pas takimit që do të kenë kokë...

Veliaj publikon videon e veçantë me të birin: Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Teksa ka publikuar një video duke luajtur me të...

Historia e urës së Bruklinit dhe parada e elefantëve

Për t'u provuar njujorkezëve se ishte e sigurt, Ura e Bruklinit u testua nga një paradë e kafshëve të rënda ekzotike: elefantëve, dromedarëve dhe...

Lindi më 1 qershor 1926/ Merlin Monro, misteret e vdekjes se seks simbolit amerikan

Nga Leonard Veizi Ishte 36 vjeç dhe si shumë të tjerë dhe vuante nga insomnia, një term mjekësor që tregon pagjumësinë. Për këtë merrte qetësues...

Lajme të tjera

Web TV