Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Intervista/ Fahredin Shehu, mes vargjesh hyjnore të një poeti: Mjaftohem me 50 lexues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Mund të ishte bërë një mjek shumë i mirë dhe të qëndronte rojë mbi jetët njerëzore. Por ai, – në kushte krejt të pazakonta në fakt, – e braktisi fakultetin e mjekësisë. Jo vetëm rrethanat, por sepse me siguri diku thellë, në mënyrë instiktive dhe aspak të programuar, dikush a diçka e çoi drejt asaj…

…Tanimë ai lundron mes vargjesh. Është i gjerë, i thellë…, jo lehtësisht i konceptueshëm. Nuk është punë e lehtë të merresh me vargjet e tij, t’i lexosh e të kuptosh atë që do ti. Sepse me shumë gjasa do të ngatërrohesh nëpër labirintin e fjalëve dhe ai do të fitojë gjithmonë mbi ty, duke të dhënë atë çka do ai. Janë vargje esenciale. Nuk kanë të bëjnë fare me çlodhjen shtrirë mbi kanape, e për më tepër me argëtimin… por me thellimin e një mendimi ca më poshtë nga sa mund të shkojë plugu yt. Ndaj të duhet përqendrim.

Në fletoren çivit prej kadifeje
një pendë e rënduar shkruan vrazhd
me gjakun në vend të ngjyrës dhe
germa të drejta në këtë
botë të shtrembëruar.

E megjithatë ai nuk është vetëm poet, por po aq dhe prozator, përkthyes apo dhe piktor gjithashtu. Por siç thotë vetë ai: e ndjej se kam mandat nga vet ekzistenca që të shkruaj. Pra ai, në thelbin e tij është dhe mbetet poet. Për më tej, i mirënjohuri Fahredin Shehu, në një intervistë ekskluzive për gazetën FJALA, thotë:

Ju jeni nga shkrimtar i cili vlerësohet dhe njihet më shumë nga të huajt se sa nga vendi i vet. Si ndiheni në një pozicion të tillë?
Pak në siklet sigurisht, pa fajin tim natyrisht. Jam proponent i idesë se, një krijues duhet të punojë vazhdimisht e këtë edhe e bëj. Tjetra kjo tregon se një krijues duhet t’i paraprijë kritikës dhe vlerësimit që të mos shndërrohet në normë e deri estradë. Që nga Gazali në Persi, Schopenhauer në Gjermani disa shekuj me vonë, e deri te Jordan Peterson në Kanadë (Një gjë duhet të kuptohet se njerëzit kreativ në vazhdimësi shkelin jashtë domenit të strukturave vlerësuese), në shekullin tonë, e thonë po thuaj të njëjtën: krijuesi duhet t’i paraprijë masës aktuale kritike. Bashka, që tek ne kjo është avulluar. Masën kritike nuk e kemi fatkeqësisht, madje them së paku ta kishim një masë të vogël.
Sapo më vdiq një mik poet amerikan me prejardhje serbe, i cili e tha një gjë shumë të madhe, që në plotni augmentohet në punën time, respektivisht është po thuaj e tërë atituda ime ndaj krijimtarisë.
Po citoj Charles Simić: “Unë jam poet, i cili shkruan poezinë si rrëfimin për njeriun e vetmuar, i cili mundohet ta kuptoj botën. Nuk e dua poezinë patriotike në asnjë gjuhë. Të gjithë ata të ashtuquajtur poetë kombëtar, të cilët e ngrisin kolektivin në dëm të individit aspak nuk më interesojnë. Ata duhen nga gjeneralët. I do kleri, mësuesit dhe të gjithë ata të cilët e urrejnë poezinë e vërtetë”.
Mbase kjo është përgjigja më adekuate në pyetjen tuaj. Dhe pikërisht në këtë super vetmi krijuese dhe kur mëtohet të krijohet duke hartuar në varg si shëmbëllim dimensionin e pestë të ekzistencës sonë, neve thjesht na mungon vokabulari tokësor për çështjet qiellore. Prandaj kam mirëkuptim përse jashtë më lexojnë më shumë, e kjo është indikacion se pikërisht ajo masa kritike neve na mungon por edhe se i kam lënë pas dhe kjo më bën, pa modesti e them, shumë të lumtur, e për të cilën masë kritike as që mendoj, sepse kur krijoj asnjëherë nuk mendoj për të, thjeshtë akti krijues përcjell impulsin kreativ, i cili është i pashtershëm. Kam thënë se dua ta zë madje edhe orën e 25-stë të ditës. Konceptet si ERËMIA- Aroma e foshnjës së porsalindur të cilën e dallon vetëm nëna, ASGJËKUNDIA, dimension i shenjtë siç është Hapësira shumëdimensionale e të cilat ne i njohim vetëm disa.
Universi është i madh apo jo? Pastaj SHUMNAJA, apo multiversi, teoria e Pleromës apo gjithçkasë dhe singularitetit. Apo KËTUTANIA, prezenca dhe koshienca për kohën dhe hapësirën njëkohësisht. Gjermanët e emërtuan si Psikologji Gestallt. Tash mbase bëhet më e qartë përse në vendin nga vi nuk ka mjaftë perceptim për punën që e bëj tash e 33 vite. Unë mjaftohem me 50 lexues. Ka më shumë natyrisht. Ende më shumë në botë. Po flas për entitete njerëzore. Të tjerë ka pa numër.

Cili është ndikimi në Prishtinë pasi njoftohet për suksesin e radhës që keni pasur përtej kufijve shqiptarë.
Nuk di të reciprokoj në hipokrizi, por vërej se shtresat e ndryshme të shoqërisë së gjerë më stimulojnë që të vazhdoj.
Po e përmend veç një shembull konkret se kur u promovua libri Palankin, botuar nga Gnosa në Tetovë, para tre vitesh promovimi i librit me poezi mblodhi njerëz si mjekë, IT ekspertë, kimistë, letrarë, sociologë, pedagogë ndërkaq që dy hapësira ekspozimi të galerisë kombëtare ishin të stërmbushura me njerëz, duke shtuar edhe shkallët ku qëndronin njerëzit. Kjo më obligoi që edhe më shumë ta obligoj veten që të vazhdoj me punë.

Keni lënë në mes studimet në mjekësi dhe u futët në shkencat filologjike. Si e përjetuat këtë kapërcim?
Në Zagreb në vitin 1990 u nisa për mjekësi, por atje nisi lufta dhe u ktheva. Jugosllavia po shpartallohej, në Kosovë një vit studime Orientale m’i ndërpreu regjimi gjenocidial i Millosheviqit. Dhe sa herë e kujtoj këtë me dhemb shumë. Mos të flas për traumat e luftës, bombardimet e NATO-s, që për t’i ikur çmendisë lexoja Atma Pooja Upanisada nga Osho Rajnesh, libër që kërkonte koncentrim maksimal, e mos të flas për Rrëfimet e Belzebubit nga Gurdijjeff. Cosmogenesis nga Madame Blavatsky dhe Gnosis nga Boris Moiravieff. 77 ditë bombardimesh kur dëshiroja të jem dac se e shihja nga bodrumi se si kopulonin macet.
Llahtar i vërtetë!
Pauzova një vit studimesh Orientale dhe ende lexoja mjekësi, në veçanti për botanikë, respektivisht fitoterapi, ku nuk e kisha të huaj as Ayurvedën Indiane, Mjekësinë Tradicionale Tibetane, Farmakopenë e Li Shih Chen, mjekut legjendar kinez, e as mjekësinë nga Hipokrati, Galeni, Ibn Sina, Kneipp, Maimonides, Athansius Kircher etj.
Në filologji e nisa nga e para se ishte krejt një botë tjetër, imagjino të rritesh në frymën e mjekut holistik, me ushtrime Hatha Yoga, Qi Gong, Reiki, Quietism, e të fillosh nga e para. Nuk ishte kapërcim, por rruge e re e nisur nga fillimi. Shpesh më shkonte mendja se po bëhem si Paul Klee dhe Hokusai, të cilët kur e kaluan një cikël artistik, filluan nga e para, ku pikturat e të cilëve të jaoin përshtypjen se i bëri një fëmijë.
Më vonë më rrëmbeu dizajni Modës, që tani kam filluar ta harroj se kush ishin Schiaparelli, dhe refleksioni i saj disa dekada më vonë Issey Miyake, kush ishin Brioni, Loro Piana, Jean Lanvin apo Hermès. Më pas arkitektura, nga Imhotep deri te Rem Koolhas, Zaha Hadid dhe Daniel Libeskind, Kenzo Tange apo Frank Loyd Ëright.

Lexo edhe :  “Ndërthurje”, trupat dhe tingulli në dancin bashkëkohor

Edhe pse njiheni për së shumti si poet ju jeni artist disadimensonal. Cilën nga gjinitë që zhvilloni keni më për zemër?
Jam mes shkrimit dhe pikturës, kur them Shkrim, pa dyshim është poezia ajo që më rrëmben dhe për të cilën edhe mund të flas me kompetencë. Kam thënë më herët se Poezia fatkeqësisht është fjalë, për mua ajo është artikulimi sonorik dhe grafik i shpirtit. Kur them Pikturë, në zemër dhe në tërë qenien e kam Kaligrafinë, e cila kërkon një qetësi ekstreme shpirtërore dhe më jep liri që të krijoj trajtat të papara më herët. Veçantia e kaligrafisë sime pikturale është prapë poezia ime e pa botuar e cila lind aty për aty dhe nuk botohet në asnjë nga librat e mi, është unike dhe atë mund ta posedoj vetëm një njeri. Jeta nuk është reprizë, ndërkaq ky lloj i kaligrafisë është veç një fraktal i saj. Dhe nëse Poezia është precipitat i shpirtit, Kaligrafia mbetet kristalizim i Shpirtit.

Nga se niseni, ose më saktë çfarë u motivon për të shkruar?
Shkruaj së paku 3 orë në ditë, nëse nuk kam momentumin për poezi, mbaj ditar, nëse nuk më shkon me një hartim/ koncept për libër poetik, përkthej autorë të cilët i vlerësoj, nëse edhe për këtë nuk kam përqendrim të mjaftueshëm bëj hulumtim shkencor në fushën e trashëgimisë shpirtërore botërore.
Po e ndjej se kam obligim, apo mandat nga vet ekzistenca që të shkruaj. Një roman e shkruaj deri në 8 vjet, një poezi deri në 3 muaj. Dhe shkruaj disa libra paralelisht, përkthej disa autorë paralelisht. Për 33 vjet krijimtari flej vetëm 4 orë. Numri dhe germa nuk janë të huaja për mua sepse që të dyjat kanë efekt sonorik, ultra, mezo dhe infrasonik.

Filozofia juaj është që lexuesit të mos i ofroni diçka rutinore. por përtej saj. Sa ia keni arritur?
Lexuesit i kam besnik, ata pak që i kam. Ata e dinë se çdo herë do të lexojnë diçka unike si në formë, koncept, vokabular, po ashtu edhe në filozofinë komplekse të shkrimit të heshtjes së tyre, të të paartikuluarës së tyre. E dinë se një copëz tjetër e mozaikut të tyre do të plotësoj imazhin si tek Puzzles. Le të themi një Puzzle të vetëdijes, Vetëvetisë, rikujtimit të ëndrrës së fshehur duku në kanionet e ndërdijes së tyre.

A jeni në garë me artin tuaj?
Jo vetëm me Artin tim po edhe me vetveten time. Mëtoj që nesër të jem më i mirë se sot në punë, zanat, art, teurgji, etikë, dije dhe njohje. Këto janë shtresat fundamentale në të cilat mbindërtohet një vepër arti si po e zëmë “poezia”, e cila për mua është vepër e mëvetësishme letrare.
Ka momente kur veten e shoh si një Dinanukht, e ky koncept vjen nga tradita Mandease si nje Krijesë/ Libër. Që më krijon ndjenjën se germat, numrat, tingujt etj., më qarkullojnë barabar me gjakun, limfën, frymën, heshtjen, dëgjimin, në veçanti dëgjimin sepse ne Shqiptarët nuk dimë të dëgjojmë, prandaj jetojmë në kllapi, të cilën unë e emërtova “Gjysmë-të-fikur”, e ky është rezultat i Egos së pa rafinuar. Shkollën e dëgjimit e pata hapur më 2005, me një shkrim në gazetën Java që e botonte Migjen Kelmendi. Natyrisht kushdo qe e ka lexuar janë dërmuar së qeshuri. Madje më kanë thënë më të guximshmit prej tyre se kam luajtur mendësh. Dhe nëse më pyet se si kam responduar, natyrisht kam qeshë, duke i ndihmuar dhe dhuruar vetes më shumë hormone lumturie si Endorfin dhe Oksitocinë.

Të fundit

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa...

Efekti Dunning-Kruger: Pse ndonjëherë njerëzit me pak njohuri mendojnë se dinë më shumë?

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz që duket se dinë shumë pak për një temë të caktuar, janë më të sigurt në vetvete...

Përgatituni për një muaj pasionant, shenjat e Horoskopit që bien në dashuri në tetor

Ditët po shkurtohen dhe temperaturat po bien, por tetori e mbush ajrin me një aromë romantike të mundësisë, duke premtuar një sezon magjik për...

Sarandë/ U godit me shishe në kokë nga fqinji, ndërron jetë 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gashtë, Bashkia Sarandë. Sarandë / Informacion paraprak Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për...

I frikësoheni burgut? Noka: Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në Neës24 u shpreh se Rilindja po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV