Brazili prezanton trajnerin e ri të kombëtares: “Trajner me potencial të madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramon Menezes është emëruar trajneri i përkohshëm i kombëtares braziliane. 50-vjeçari zëvendëson Titen, i cili u shkarkuar pas zhgënjimit në Botërorit Katar 2022.

Menezes ishte trajneri i Brazilit U20, skuadër me të cilën fitoi Kampionatin U20 të Amerikës së Jugut, që u zhvillua në Kolumbi.

Trajneri u takua me Ednaldo Rodrigues, presidentin e CBF, ditën e djeshme, ndërkohë që sot erdhi zyrtarizimi. Menezes do të debutojë në pankinën e Brazilit në miqësoren ndaj Marokut (25 mars).

Ramon Menezes meriton një konsideratë të veçantë. Ai është një trajner me potencial të madh. Ne duam gjithnjë e më shumë njerëz me ide të reja dhe të guximshme në ekipet kombëtare.

Ai ka siguruar rezultate të shkëlqyera dhe ka arritur të bëjë që skuadra të luajë në mënyrë moderne, në përputhje me karakteristikat e futbollit tonë”, u shpreh presidenti i Federatës.

Ndërkohë, ëndrra e madhe e drejtuesve të futbollit brazilian quhet Carlo Ancelotti, por trajneri italian do e mbyllë sezonin te Reali i Madridit.

Të fundit

Talenti 10-vjeçar bëhet pjesë e orkestrës së ushtrisë, performon për 1 qershorin

Në koncertin e Orkestrës së Forcave të Armatosura mbrëmjen e sotme do të ketë një instrumentist të veçantë. Ai është 10 vjeç...

Euro prek një tjetër “fund”/ Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik

Në rënie edhe Dollari amerikan Euro ka zbritur për herë të parë nën nivelin e 110 Lekëve. Këtë të enjte sipas kursit zyrtar të Bankës...

Humbi të dy prindërit njëkohësisht/ Gazetarja mes lotësh: Të paktën ikën të lumtur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur e Top Channel, Alma Demiraj. Ajo bëri daljen e parë televizive...

Shkrirja e ASA/ Fuga:Buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ditën e sotme rreth ‘vulosjes’ së vendimit për shkrirjen e  Akademisë së Albanologjisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,...

10 kryeqytetet europiane me ushqimin më të mirë, Tirana në vend të 4

Kur mendojmë për pushimet të gjithëve na vijnë në mendje perceptime të ndryshme. Disa duan të pushojnë në plazh me një pije në dorë, disa...

Lajme të tjera

Web TV