Inceneratorët/ Rama për Ahmetajn: Nëse janë të vërteta, nuk e ndihmoj dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me akuzat për korrupsion të publikuar në media për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Rama tha në emisionin “Opinion” se nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, Ahmetaj duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe se ai nuk e ndihmon dot.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se PS nuk mbron asnjë zyrtar të përfshirë në korrupsion.

Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn? Çfarë raporti keni ju?

“Kur unë kam filluar luftën për reformën në drejtësi e besoja atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që do të thotë të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë dhe të godasi majtas dhe djathtas. e kam ditur e kam thënë dhe i qëndroj asaj. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë se në aspektin njerëzor unë me këtë njerëz kam patur marrëdhënie. Por kjo është gjëja që kam kërkuar. Kush shkel aty ku nuk duhet përgjigjet, kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj.. Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot.

Të fundit

Sara Gjordeni në pritje të ëmbël! Së shpejti ajo dhe Bardhi bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është zbuluar në promon e "Cherry...

Gati projektligji, ja cilat do të jenë kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese...

Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

Pas akuzave të forta të kreut të PL-së Ilir Meta, drejtuar kreut të SPAK-ut, ka mbajtur qëndrim edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ajo...

“Mona ka pak probleme me kthjelltësinë”/ Meta se kursen Kryemadhin pas deklaratave

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklarat e bashkëshortes së tij dhe njëherazi deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. Meta tha gjatë fjalës...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

Sot, më 19 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

Lajme të tjera

Web TV